• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Zbardhen kriteret e Garancisë Sovrane për sektorin fason. Ja sa interesa do të paguajnë

nga Fast News
1 year më parë
në Ekonomi
0
Zbardhen kriteret e Garancisë Sovrane për sektorin fason. Ja sa interesa do të paguajnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka zbardhur detajet e garancisë sovrane, instrumenti nëpërmjet të cilit fasonët do të marrin kredi. Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, kategoria Nace 2, për investime në teknologji dhe në inovacion, për blerje të lëndës së parë, si dhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të marrëveshjes së garancisë dhe marrëveshjes së mirëkuptimit”. Vendimi parashikon që për prodhuesit e veshjeve tekstile dhe këpucëve nëpërmjet Garancisë Sovrane, 70% e principalit do të mbulohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, do të ofrohen me interes 5,2%.

Fondi për linjën e garancisë sovranë është në vlerën e 4 miliardë lekëve. Ndërsa afati i shlyerjes parashikohet deri në 7 vite për kreditë për investim dhe deri në 3 vite për kreditë për blerje të lëndës së parë.





“Huadhënësi duhet të ofrojë Huan me një normë interesi vjetore preferenciale, të barabartë me: i. normën mesatare të interesit të tri bonove të thesarit 12-mujore më të fundit të emetuara nga qeveria e Republikës së Shqipërisë (referenca/ indeksi); plus ii. një marzh në një nivel maksimal prej 1.5%, në varësi të afatit të Huas dhe produktit me të cilin do të ofrohet Huaja”, citohet në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.

Për të përfituar huanë ndërmarrjet fason nuk duhet të kenë kredi të pashlyera nga garancitë e mëparshme sovrane.

Vendimi parashikon se instrumenti i Garancisë Shtetërore do të zbatohet përmes marrëveshjeve që do të lidhen me 11 bankat tregtare që operojnë në sistemin bankar, ku bizneset e sektorit do të kenë mundësi deri në fund të muajit tetor 2024 të aplikojnë pranë tyre për kredi me kushte lehtësuese, ndërsa deri në fund të këtij viti është caktuar afati përfundimtar për lidhjen e kontratave të kredisë.

“Huamarrësi duhet të dorëzojë kërkesën e aplikimit për Hua pranë Huadhënësit jo më vonë se 31 tetor 2024. Kontratat e huas duhet të nënshkruhen jo më vonë se 31.12.2024.”, citohet në vendim.

Qëllimi i përdorimit të fondeve të Huas është për t’i mundësuar Huamarrësit fondet e nevojshme për investime në teknologji dhe në inovacion, si dhe për blerje të lëndës së parë. Huadhënësi duhet të mundësojë që për çdo kredi që do të jepet sipas kësaj Marrëveshjeje Garancie, pjesa e kredisë për blerje të lëndës së parë nuk do të tejkalojë 30% të vlerës së kredisë. Totali i kredive të dhëna për huamarrës nga kjo marrëveshje nuk mund të jetë më shumë se 100 milionë lekë.

Kjo Marrëveshje Garancie do të hyjë në fuqi, pas nënshkrimit nga palët dhe do të bëhet efektive pas disbursimit të Huas ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit.

Prej muajsh për shkak të rënies së monedhës euro dhe rritjeve të kostove sektori fason gjendet në situatë të rënduar, çka ka sjellë mbylljen e fabrikave dhe shkurtimin e vendeve të punës.

Termat dhe kushtet e Huasë

  1. Vlera e Huas e vendosur në dispozicion nga Huadhënësi për Huamarrësin mund të variojë në përputhje me kërkesën e paraqitur nga Huamarrësi, por në asnjë rast totali i kredive të dhëna për huamarrësin nga bankat, sipas kësaj Marrëveshjeje Garancie, nuk do të jetë më i lartë se 100,000,000 (njëqind milionë) lekë.
  2. Afati i Huas duhet të jetë në diskrecion të Huamarrësit, por duke mos tejkaluar në asnjë rast afatin prej 7 (shtatë) vjetësh, në rastin e kredive për investim dhe duke mos tejkaluar në asnjë rast afatin prej 3 (tre) vjetësh në rastin e kredive për blerje të lëndës së parë.
  3. Huaja të jetë në formën e një produkti të kredisë bankare që të përmbajë një skedul të qartë të shlyerjes së huas.
  4. Huadhënësi, bazuar në vlerësimet e riskut të kreditit për secilin Huamarrës gëzon të drejtën që të kërkojë ose jo kolateral shtesë nga Huamarrësi, por në asnjë rast masa e kërkuar e kolateralit, duke përfshirë edhe vlerën e garantuar të Huas, sipas kësaj Marrëveshjeje, nuk duhet të tejkalojë mbulimin e përllogaritur, sipas legjislacionit dhe rregullave të brendshme të Huadhënësit.
  5. Në rastet e parapagimit të Huas, Huadhënësi nuk duhet të aplikojë komision, penalitet apo çfarëdo lloj mase tjetër që lidhet me parapagimin e Huas.
  6. Monedha e Huas duhet të jetë në monedhën vendëse (lek).
  7. Huadhënësi duhet të ofrojë Huan me një normë interesi vjetore preferenciale, të barabartë me: i. normën mesatare të interesit të tri bonove të thesarit 12-mujore më të fundit të emetuara nga qeveria e Republikës së Shqipërisë (referenca/ indeksi); plus ii. një marzh në një nivel maksimal prej 1.5%, në varësi të afatit të Huas dhe produktit me të cilin do të ofrohet Huaja. Tarifat e aplikueshme kundrejt huamarrësve për dhënien e kredisë nuk duhet të jenë në total më të larta se niveli maksimal prej 0.5%.
  8. Huadhënësi do ta ofrojë kredinë me një periudhë pa pagesë principali (grace) prej jo më pak se 9 muaj për kreditë për investime dhe me një periudhë pa pagesë principali (grace) prej jo më pak se 6 muaj për kreditë për blerje lënde të parë.
  9. Huadhënësi do ta ofrojë kredinë duke aplikuar penalitete për pagesat e vonuara jo më të larta se penalitetet e përcaktuara në kushtet standarde përkatëse. Huadhënësi nuk do të aplikojë penalitete për shlyerje të parakohshme të kredisë.
  10. Termat dhe kushtet e Huas do të përcaktohen në Marrëveshjen e Huas, e cila do të nënshkruhet ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit, në përputhje me përmbajtjen e kësaj Marrëveshjeje. Termat dhe kushtet e përcaktuar në Marrëveshjen e Huas, të cilat bien në kundërshtim me këtë Marrëveshje, do të konsiderohen të pavlefshme për të përfituar nga Garancia Shtetërore dhe nuk do të prodhojnë asnjë efekt kundrejt MF-së.
  11. Asnjë transferim i të drejtave apo i detyrimeve të Huadhënësit që burojnë nga kjo Marrëveshje ose nga Marrëveshja e Huas nuk mund t’u transferohet palëve të treta pa marrë paraprakisht aprovimin me shkrim të MF-së.
  12. Për çdo ndryshim, rinovim apo ristrukturim të Marrëveshjes së Huas, që mund të bëhet në marrëveshjen ndërmjet Huadhënësit dhe Huamarrësit, brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni, nuk është i nevojshëm miratimi i MFsë, me kusht që këto ndryshime nuk do të kenë asnjë efekt në të drejtat e Huadhënësit kundrejt MF-së, sipas kushteve të përcaktuara në këtë Marrëveshje. Huadhënësi do të njoftojë me shkrim AMGKP-së për çdo ndryshim, rinovim apo ristrukturim të Marrëveshjes së Huas.
  13. Huadhënësi është përgjegjës që totali i shumës së Vlerës së Garantuar të Huave, të mos tejkalojë Vlerën e Garancisë të lëshuar nga MF-ja në favor të tij, sipas nenit 2 të kësaj Marrëveshjeje. Në asnjë rast, tejkalimi i Vlerës së Garancisë nuk do të përbëjë detyrim për MF-në.
  14. Huaja do të quhet e përfunduar dhe nuk do të jetë më objekt i kësaj Marrëveshjeje, vetëm pasi të jetë paguar plotësisht nga Huamarrësi në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes së Huas. Huadhënësi duhet të njoftojë me shkrim AMGKPnë për të gjitha Huat e përfunduara brenda një afati prej 10 (dhjetë) ditësh kalendarike nga data e përfundimit të tyre.

15.Huadhënësi duhet të njoftojë me shkrim AMGKP-në për ndryshimin e administratorit të huamarrësit, në rastet e shitjes, dhurimit, transferimit të kuotave të shoqërisë, me marrjen e njoftimit nga Huamarrësi. Huadhënësi mundëson përfshirjen në kontratën e kredisë të detyrimit të huamarrësit për dërgimin e këtij njoftimi.

Kriteret e kualifikimit të Huamarrësve dhe kriteret për përfitimin e Huase:

Huadhënësi do të japë Hua të garantuar sipas kësaj Marrëveshjeje, vetëm Huamarrësve, të cilët plotësojnë kriteret, si më poshtë: a) Huamarrësi duhet të jetë subjekt, i cili zhvillon aktivitetin e tij në fushat të cilat zhvillohen bazuar në klasifikimin NACE 2 sipas përcaktimit në aneksin 2 të kësaj Marrëveshjeje. b) Huamarrësi duhet të jetë subjekt i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në përputhje me ligjin nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar dhe ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, dhe struktura e kapitalit të zotërohet 100% nga subjekte jopublike. c) Huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit. d) Huamarrësi nuk duhet të ketë kredi me probleme, me vonesa prej më shumë se 60 ditë, në historik dhe në momentin aktual në Regjistër e) Huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime në historik dhe në momentin aktual ndaj Ministrisë së Financave që rrjedhin nga skema të mëparshme të garancive shtetërore miratuar me: 1) VKM-në nr. 277, datë 6.4.2020, “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat e nivelit të dytë për pagat e tregtarëve ose shoqërive tregtare, aktiviteti i të cilave është prekur nga vendimet e Këshillit të Ministrave, në kuadër të menaxhimit të situatës së krijuar nga COVID-19, si edhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të Marrëveshjes së Mirëkuptimit

2) VKM-në nr. 387, datë 13.5.2020, “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së tregtarëve ose shoqërive tregtare për të mundësuar financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga COVID-19, si edhe për përcaktimin e kushteve e të kritereve të Marrëveshjes së Garancisë dhe Marrëveshjes së Mirëkuptimit

3) VKM-në nr. 349, date 26.5.2022, “Për miratimin e garancisë shtetërore të huas me bankat tregtare për garantimin e huamarrjes së subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë për të mundësuar financimin e nevojshëm për mbajtjen e rezervave, me qëllim përballimin e situatës së veçantë të krijuar në treg, si edhe për përcaktimin e kushteve dhe kritereve të Marrëveshjes së Garancisë dhe Marrëveshjes së Mirëkuptimit”. Huamarrësi dorëzon formularin e vetëdeklarimit për këtë qëllim pranë Huadhënësit.

Qëllimi i përdorimit të fondeve të Huas është për t’i mundësuar Huamarrësit fondet e nevojshme për investime në teknologji dhe në inovacion, si dhe për blerje të lëndës së parë. Huadhënësi duhet të mundësojë që për çdo kredi që do të jepet sipas kësaj Marrëveshjeje Garancie, pjesa e kredisë për blerje të lëndës së parë nuk do të tejkalojë 30% të vlerës së kredisë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Kartëmonedhat e reja me Mbretin Charles – Do të emetohen për herë të parë në 5 qershor 2024

Para

Zbardhet skema e uljes së tatimit të pagave. Kategoritë që do të përfitojnë

Para
Zbardhet skema e uljes së tatimit të pagave. Kategoritë që do të përfitojnë

Zbardhet skema e uljes së tatimit të pagave. Kategoritë që do të përfitojnë

Të Gjitha

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

Nafta e Patos-Marinzës “shpëton” eksportet, në rënie produktet e tjera shqiptare

nga Fast News
16:27 | 17/06/2025
0

Recent News

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025
Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

11:53 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar