• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Teknologji

Cyber Morfosis, platforma me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë kibernetike, fituese e WSC Albania 2023

nga Fast News
2 years më parë
në Teknologji
0
Cyber Morfosis, platforma me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë kibernetike, fituese e WSC Albania 2023
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Cyber Morfosis është startupi fitues i Women Startup Competition Albania 2023.

Me zgjidhje dhe instrumenta për sigurinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike të kompanive, skuadra e këtij startupi do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europe në Vjenë, gjatë muajit dhjetor.

Çmimi i dytë shkoi për Smart Kids, një metodologji edukimi për të rinjtë dhe fëmijët përmes përdorimit të robotëve.

Ndërsa me çmimin e tretë u vlerësua startupi shqiptar në fushën e turizmit Loc.al. Ai lindi në Gjermani dhe synon krijimin e një kompanie në zhvillimin e turizmit shqipfolës në Ballkan.

Gjatë eventit përmbyllës në Europë House, 10 startupe, që drejtohen nga gratë dhe vajza shqiptare, por që erdhën nga Shqipëria, Italia, Gjermania dhe Hollanda prezantuan zgjidhjet e tyre para një audience mbi 50 persona, sipërmarrës, drejtues të organizatave të ndryshme, dhe përfaqësues të institucioneve publike.

10 startupet u përzgjodhën mes 32 startupeve të trajnuara dhe të mentoruara nga qendra Kallz me mbështetjen e BERZH, Këshilla për Bizneset e Vogla, financuar nga EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF), Grupi Eurosig, INSIG, UBA Bank, FastCall dhe Adriatik Hotel.

Për një muaj, startupet u mentoruan dhe trajnuan nga Albana Mucaj, ambasadore e WSC për Shqipërinë, Landa Grembi, eksperte dhe mentore në fushën e startupeve, Nevila Dudaj, sipërmarrëse dhe Marjana Murja, eksperte në fushën e marketingut.

Ky është viti i dytë që Qendra Kallz përgatit startupet për Konkursin e Women Startup Competition, duke përfshirë në trajnime 60 biznese të reja, drejtuar nga gra dhe vajza. Konkursi final për Shqipërinë këtë vit u zhvillua me 10 Nëntor në Tiranë dhe startupi fitues do të marrë pjesë në konkursin final të Women Startup Competition Europë në Vjenë në muajin Dhjetor.

Cmimi i parë konkuron në finalen europiane, Cmimi i dyte dhe i tretë do të mbështeten me strategji PR nga Qendra Kallz në 6 muajt e ardhshëm.

Për 3 fitueset, znj.Nevila Dudaj, në rolin e Advisory Board Member në New Haven University, në Amerikë, ofron 3 bursa studimi të skontuara 80% në “Women in Leadership Program of New Haven University”.

Çmimi i parë konkuron në finalen europiane, Çmimi i dyte dhe i tretë do të mbështeten me strategji PR nga Qendra Kallz në 6 muajt e ardhshëm.

Për 3 fitueset, znj. Nevila Dudaj, në rolin e Advisory Board Member në New Haven University, në Amerikë, ofron 3 bursa studimi të skontuara 80% në “Women in Leadership Program of New Haven University”./Business Mag

Etiketa: aktualitet
Pas

Buxheti 2024 për transportin, ja rrugët që do të ndërtohen vitin e ardhshëm

Para

Smart Eleving: Platforma që ju ndihmon të bëni zgjedhje financiare të zgjuara!

Para
Smart Eleving: Platforma që ju ndihmon të bëni zgjedhje financiare të zgjuara!

Smart Eleving: Platforma që ju ndihmon të bëni zgjedhje financiare të zgjuara!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar