• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Finance

Ndjesitë e kundërta për ekonominë/ Bizneset optimistë, konsumatorët pesimistë

nga Fast News
2 years më parë
në Finance
0
Ndjesitë e kundërta për ekonominë/ Bizneset optimistë, konsumatorët pesimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset dhe konsumatorët kanë perceptime të ndryshme përsa i përket situatës ekonomike në vend. Treguesi i Ndjesisë Ekonomisë, publikuar nga Banka e Shqipërisë shënoi një rritje prej 3.9% në muajin maj, duke vijuar prirjen rritëse prej shtatë muajsh. Niveli aktual i këtij treguesi është më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe qëndron 18.6 pikë mbi mesataren historike.

Rritja e treguesit të agreguar reflekton sidomos rritjen mjaft të lartë të besimit në sektorin e shërbimeve, por edhe në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, besimi konsumator ka regjistruar rënie të lehtë këtë muaj.





Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 2.6 pikë përqindje në muajin maj, i ndikuar pozitivisht nga vlerësimet në rritje për prodhimin aktual. Nga ana tjetër, kontratat porositëse janë vlerësuar me rënie këtë muaj. Vlera e TBIsë aktualisht qëndron në nivelin më të lartë historik, rreth 19 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe për punësimin në të ardhmen janë në ulje. Pritjet e tyre për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë mbetur pothuaj të pandryshuara nga muaji i mëparshëm.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit me 5.3 pikë përqindje në muajin maj, duke shënuar edhe këtë muaj vlerën më të lartë historike. Aktualisht, niveli i TBN-së qëndron 34.5 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares afatgjatë. Rritja e treguesit reflekton vlerësimet optimiste të aktivitetit aktual ndërtues dhe të nivelit të porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rënie në krahasim me një muaj më parë.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) u rrit me 11 pikë përqindje në maj, duke regjistruar vlerën më të lartë historike. Niveli i TBSH-së qëndron aktualisht 29 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë (Grafik 2). Kontributin kryesor në rritje e dhanë vlerësimet optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre. Edhe komponenti i dytë i TBSH-së, niveli i kërkesës, është vlerësuar me rritje këtë muaj. Gjithashtu, vlerësimi për situatën aktuale dhe pritjet e bizneseve për nivelin e punësimit janë me rritje. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë rritur në krahasim me një muaj më parë.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) regjistroi rritje të lehtë me 1.6 pikë përqindje në muajin maj. Niveli aktual i TBT-së qëndron 14 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rritja e TBT-së këtë muaj ishte kombinim i rritjes së vlerësimeve mbi ecurinë aktuale të biznesit dhe rënies në një masë më të ulët të pritjeve për punësimin. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie këtë muaj (Tabelë 2, sektori i tregtisë).

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi rënie të lehtë me 0.6 pikë, pas shtatë muajsh rritjeje. Niveli i tij aktual qëndron 0.3 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike (Grafik 2). Ndryshimi i TBK-së këtë muaj reflektoi lëvizje në kahe të ndryshme të komponentëve përbërës. Blerjet në shuma të mëdha dhe pritjet për situatën financiare në të ardhmen u vlerësuan në rënie, ndërsa pritjet për situatën e përgjithshme ekonomike ishin më optimiste.

Etiketa: aktualitet
Pas

Shqipëri-Kosovë, progresi ekonomik që po mungon

Para

Dollari në pikiatë, pritet ndërhyrje e Rezervave Federale

Para
Dollari në pikiatë, pritet ndërhyrje e Rezervave Federale

Dollari në pikiatë, pritet ndërhyrje e Rezervave Federale

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar