Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

nga Fast News
36 seconds më parë
në Aktualitet
0
Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkitë në vend kanë ngadalësuar ritmin e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura ndaj qytetarëve dhe bizneseve, duke e mbyllur muajin shtator me një stok prej rreth 3 miliardë lekësh, ose 31 milionë eurosh. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se detyrimet e prapambetura të pushtetit vendor kanë mbetur pothuajse në të njëjtat nivele me fundin e marsit dhe qershorit 2026. Ndërkohë, krahasuar me dhjetorin e vitit 2025, kur stoku ishte 2.9 miliardë lekë, konstatohet një rritje e lehtë. Pavarësisht ecurisë pozitive të shënuar gjatë dy viteve të fundit, shlyerja e detyrimeve vijon të karakterizohet nga luhatje nga një tremujor në tjetrin. Objektivi i qeverisë mbetet shlyerja e plotë e borxheve të akumuluara, megjithatë të dhënat e fundit tregojnë se procesi nuk po ecën me ritmin e synuar.

Investimet publike zënë pjesën më të madhe të detyrimeve

Sipas Ministrisë së Financave, nga totali i detyrimeve të prapambetura të bashkive, rreth 1.1 miliardë lekë janë fatura të papaguara për investime publike. Ndërkohë, 525 milionë lekë lidhen me shërbimet, rreth 356 milionë lekë me vendimet gjyqësore dhe 647 milionë lekë me shpenzime të tjera.

Kavaja bashkia me stokun më të lartë të borxheve

Sa i përket shpërndarjes së detyrimeve mes 61 bashkive të vendit, lista kryesohet nga Kavaja, e cila rezulton me 725 milionë lekë detyrime të prapambetura.

Në vendin e dytë renditet Pogradeci me 232 milionë lekë, i ndjekur nga Lezha me 208 milionë lekë. Më pas vijnë bashkitë Dimal dhe Tiranë, me rreth 142 milionë lekë detyrime secila.Në vijim të listës renditen Cërriku, Rrogozhina, Berati dhe Vora, ndërsa ndër bashkitë me stokun më të ulët të detyrimeve të prapambetura janë Përrenjasi, Dropulli dhe Shijaku. Të dhënat tregojnë se niveli i borxheve nuk lidhet domosdoshmërisht me madhësinë territoriale apo numrin e popullsisë së bashkive, por edhe me performancën e tyre financiare dhe menaxhimin e shpenzimeve.

Reforma territoriale, sfidë për financat vendore

Ndërkohë, Kuvendi ka miratuar së fundmi ndarjen e re administrativo-territoriale, e cila parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 45. Një prej objektivave të reformës është përmirësimi i performancës ekonomike dhe financiare të njësive të qeverisjes vendore. Mbetet për t’u parë nëse riorganizimi i pushtetit vendor do të sjellë një menaxhim më efikas të financave publike dhe, mbi të gjitha, një ritëm më të shpejtë në shlyerjen e detyrimeve ndaj bizneseve dhe qytetarëve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

nga Fast News
18:33 | 11/11/2026
0

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
16:45 | 10/11/2026
0

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Recent News

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

Bashkitë ngadalësojnë shlyerjen e borxheve, 3 miliardë lekë detyrime të prapambetura në fund të shtatorit

18:33 | 11/11/2026
Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

17:20 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora