Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dhoma në emër të policit/ Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, mister fati i tij

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Dhoma në emër të policit/ Kamerat e fiksuan Ervis Martinajn në hotelin me 5 yje, mister fati i tij
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimet e prokurorisë mbi efektivin e Forcave Operacionale të Policisë, Jeton Lami, i cili akuzohet se ka shoqëruar Ervis Martinajn gjatë ditëve të fundit teksa kërkohej në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Ndërkohë që kundërshtarët i vrisnin miqtë dhe kërkonin kokën e tij, Martinaj mësohet se ka qarkulluar mes Laçit dhe Durrësit nën shoqërimin e Lamit, i cili siç mëson ABC ka patur më shumë rolin e personit që do ta ndihmonte të mos kapej nëpër postblloqet e policisë se sa të badigardit.

Mësohet se vetëm dy ditë para se familjarët të shkonin në Policinë e Laçit për të deklaruar se nuk kishin patur kontakte me të, Martinaj është kapur nga kamerat e sigurisë së një hoteli të njohur, me pesë yje në Durrës.



Ai ka ndejtur vetëm një natë në këtë hotel dhe dhoma ishte prenotuar në emër të policit Jeton Lami, i cili e kishte sjellë me një makinë tip Audi Q8 në mbrëmje dhe e kishte marrë në mëngjes me një makinë tip “Volkswagen”.

Gjatë këtyre dy ditëve, makina në fjalë është parë të lëvizë nëpër rrugët e Durrësit dhe dyshohet se sipër, në vendin e pasagjerit ka qenë pikërisht Ervis Martinaj.

Makina është zhdukur më pas nga kamerat e sigurisë nëpër rrugët e Durrësit dhe ky është pikërisht momenti që prokuroria mendon se korrespondon edhe me kohën kur familjarët kanë kërkuar nga policia e Laçit që t’i gjejnë Ervis Martinajn pas humbjes së kontakteve.

Prokuroria dyshon se Lami nuk po i tregon në gjitha çfarë di në lidhje me vendet ku ka shoqëruar Martinajn si edhe me fatin e tij. Mbetet mister fakti nëse Martinaj është gjetur nga kundërshtarët apo edhe zhdukur vetë për t’i shpëtuar policisë dhe grupeve kriminale që muajt e fundit e kanë vënë në shënjestër.

Në media ka patur raportime kontradiktore në lidhje me fatin e tij, ndërkohë që prokuroria dhe policia nuk e dinë ende se çfarë ka ndodhur realisht. /abcnews.al

Pas

“SPAK po shantazhohet” Pas deklaratave të ambasadores Yuri Kim, flet Ilir Meta

Para

Myku i lavatriçes , ja si ta pastroni para se t’ju prishë të gjitha rrobat

Para
Myku i lavatriçes , ja si ta pastroni para se t’ju prishë të gjitha rrobat

Myku i lavatriçes , ja si ta pastroni para se t'ju prishë të gjitha rrobat

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

nga Fast News
09:35 | 19/11/2026
0

Aeroporti i Tiranës kryeson në Evropë, rritje 23.3% e pasagjerëve në tremujorin e tretë

Aeroporti i Tiranës kryeson në Evropë, rritje 23.3% e pasagjerëve në tremujorin e tretë

nga Fast News
09:10 | 19/11/2026
0

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

nga Fast News
08:30 | 19/11/2026
0

Kuvendi miraton në parim buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

Kuvendi miraton në parim buxhetin 2027, 80 vota pro dhe 25 kundër

nga Fast News
07:54 | 19/11/2026
0

Recent News

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

09:35 | 19/11/2026
Aeroporti i Tiranës kryeson në Evropë, rritje 23.3% e pasagjerëve në tremujorin e tretë

Aeroporti i Tiranës kryeson në Evropë, rritje 23.3% e pasagjerëve në tremujorin e tretë

09:10 | 19/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora