• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Europa do të përballet me valën më të madhe të thatësirës, ja cilat janë vendet më të goditura

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Europa do të përballet me valën më të madhe të thatësirës, ja cilat janë vendet më të goditura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Vala e thatësirës që ka goditur Bashkimin Evropian mund të jetë më e rëndë se ajo e vitit 2018-të, e cila tashmë ishte përcaktuar si “një nga më të këqijat e regjistruara ndonjëherë”.

Kjo u bë e ditur nga një zëdhënës i Komisionit të BE-së, i cili specifikoi se mbledhja e të dhënave “është ende në progres” dhe se vlerësimet e sakta do të jenë të mundshme vetëm më pas.





Shifrat e fundit nga Observatori Evropian i Thatësirës (EDO) tregojnë se rreth 45 për qind e territorit të bllokut është në kushte paralajmëruese – e dyta nga tre kategoritë e thatësirës – në 10 ditët që çojnë deri në 20 korrik.

Më shqetësuesja është se 15 për qind e tokës ka kaluar në gjendjen më të rëndë të “alarmit”, çka do të thotë se jo vetëm po thahet toka, por po vuajnë edhe bimët dhe të mbjellat.

Italia është një nga vendet më të goditura nga thatësira aktuale, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zonat përreth lumit Po, i cili përbën më shumë se një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit.

Në Zvicër, Shoqata e Peshkimit ka deklaruar se peshqit po ngordhin me përmasa historike dhe druhet se shumë lloje mund të zhduken përgjithmonë.

Ndërkohë, lumi i dytë më i madh i Evropës, Rehni, vazhdon të thahet me nivelet e ujit që janë ulur në minimum, duke prekur arteriet kryesore të nevojshme për transport. Aktualisht anijet në lumë qarkullojnë ende, por shumica e tyre me ngarkesa të vogla.

Gjithashtu, hapësirat e gjelbra të thata në Berlin ilustrojnë atë që ambientalistët thonë, se një pjesë e madhe e Gjermanisë është përfshirë nga “thatësira ekstreme”, ose nga “thatësira e jashtëzakonshme”.

Franca ka ngritur një ekip krizash për t’u përballur me thatësirën e saj më të madhe në histori, e cila ka lënë fshatrat e djegura pa ujë të pijshëm, ku në disa rajone ka rënë vetëm 2 herë shi në tre muaj./REL

Pas

Me këtë shenjë, mos e merrni mundimin të krijoni lidhje: Ka gjasa të ndaheni shpejt

Para

“Unë s’e lëshova karrigen time! Basha u ble!”, Meta: Turp ata që dogjën mandatet

Para
“Unë s’e lëshova karrigen time! Basha u ble!”, Meta: Turp ata që dogjën mandatet

“Unë s’e lëshova karrigen time! Basha u ble!”, Meta: Turp ata që dogjën mandatet

Të Gjitha

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

nga Fast News
12:10 | 16/07/2025
0

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

nga Fast News
12:04 | 16/07/2025
0

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

nga Fast News
16:34 | 15/07/2025
0

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

nga Fast News
16:25 | 15/07/2025
0

Recent News

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

12:10 | 16/07/2025
Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

12:04 | 16/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar