Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Blini lavatriçe apo frigorifer të ri? Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Blini lavatriçe apo frigorifer të ri? Dyqanet mund të detyrohen të marrin falas pajisjen e vjetër
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria propozon rregulla të reja për menaxhimin e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike, me synim mbrojtjen e mjedisit, uljen e ndotjes dhe rritjen e ripërdorimit e riciklimit. Projektvendimi i publikuar në Konsultime Publike, përcakton detyrime për bashkitë, prodhuesit dhe distributorët, si dhe objektiva kombëtarë për grumbullimin e pajisjeve të dala jashtë përdorimit. Sipas projektvendimit, brenda 3 viteve nga hyrja në fuqi e tij, njësitë  e qeverisjes vendore duhet të përcaktojnë dhe miratojnë pika të posaçme grumbullimi. Ato duhet të jenë lehtësisht të aksesueshme dhe të shpërndara në mënyrë proporcionale me dendësinë e popullsisë. Bashkitë do të bashkëpunojnë gjithashtu me prodhuesit dhe distributorët për pranimin dhe transportin e mbetjeve, si dhe do të informojnë qytetarët për vendet dhe mënyrën e dorëzimit të tyre.

Një nga detyrimet kryesore lidhet me distributorët e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Kur konsumatorët blejnë një pajisje të re, ata duhet të mund të dorëzojnë pa pagesë një pajisje të vjetër ekuivalente, të të njëjtit lloj dhe me të njëjtat funksione. Ndërsa dyqanet me sipërfaqe shitjeje mbi 400 metra katrorë do të pranojnë falas edhe pajisje elektronike shumë të vogla, pa qenë e nevojshme blerja e një pajisjeje të re.

Projektvendimi parashikon gjithashtu objektiva të detyrueshëm për grumbullimin e mbetjeve elektronike. Norma minimale kombëtare do të jetë të paktën 45% nga viti i tretë pas hyrjes në fuqi, ndërsa nga viti i shtatë do të arrijë në 65% të peshës mesatare të pajisjeve të vendosura në treg gjatë tre viteve pararendëse, ose alternativisht 85% të mbetjeve të gjeneruara në vend. Kostot e grumbullimit, transportit, trajtimit dhe riciklimit do të mbulohen nga prodhuesit, në përputhje me parimin e përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit. Trajtimi duhet të kryhet nga subjekte të autorizuara, duke garantuar sigurinë mjedisore dhe largimin e komponentëve të rrezikshëm.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Projektvendimi/ Makinat për skrap dorëzohen pa pagesë, kostot i mbulojnë prodhuesit

Para

Nuk paguan administrimin e pallatit? Mund të bllokohet prona në Kadastër

Para
Nuk paguan administrimin e pallatit? Mund të bllokohet prona në Kadastër

Nuk paguan administrimin e pallatit? Mund të bllokohet prona në Kadastër

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

nga Fast News
14:34 | 14/11/2026
0

Recent News

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026
Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

15:20 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora