Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga Vlora tha se është momenti që të ndizen motorët dhe të marrin pushtetin, pasi qeveria ka dështuar prej kohësh.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Ai e nisi fjalën me çështjen e detit:
“Shikoni si e ka menaxhuar çështjen e detit me Greqinë, është një çështje tjetër që do hapet fort në shtator, është bërë si avokati palës tjetër, këtë e bën jo se do të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, por i intereson për pazaret që ka bërë me kompanitë për shpimin e gazit, e sa e sa akte të tjera që janë të rënda… të gjitha këto ka ndodhur sepse s’ka pasur opozitë, se Basha ishte i blerë.Shikoni aferat e inceneratorëve, ca katastrofe!”, tha ai.
Meta nuk la pa kritikuar edhe ata që dogjën mandatet:
“I keni djegur ju dhe turp të kenë të gjithë që ata që i kanë djegur mandatet, përfshirë dhe mikun tim Petrit Vasilin, unë se kam djegur mandatin tim, dhe porosia ime të shkruar e ka ish-kryetarja juaj dhe Vasili, në asnjë mënyrë mandatet, është një kurth, unë s’e lëshova zyrën time, tani 25 korriku fillon histori e re… është momenti të tregojmë se jemi shqiptar, njerëz që meritojmë të jetojmë të lirë dhe të respektuar dhe jo që jetojmë për një copë bukë dhe lëmoshën e kujtdo qoftë. Këto që kanë ndodhur janë një mësim që duhet të na shpërbejë për të ndezur motorët”, tha Meta.