Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez

nga Fast News
3 weeks më parë
në Aktualitet
0
Drejtësia për të miturit, strategji e re, në fokus  ngritja e Institutit të Rehabilitimit në Mëzez
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria synon të forcojë sistemin e drejtësisë për të miturit përmes një strategjie të re për periudhën 2027–2030, e cila vendos në fokus parandalimin e përfshirjes së fëmijëve në kriminalitet, rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Projektstrategjia, e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikon gjithashtu ngritjen dhe funksionalizimin e Institutit të Rehabilitimit dhe Riintegrimit për të Miturit në Konflikt me Ligjin, në Mëzez.

Dokumenti synon të vijojë reformat e nisura në kuadër të Strategjisë së Drejtësisë për të Miturit 2022–2026, duke adresuar problematikat e evidentuara gjatë zbatimit të saj. Sipas relacionit shpjegues, pavarësisht përparimeve të arritura, mbeten sfida ligjore, strukturore dhe operacionale që kërkojnë ndërhyrje të koordinuara nga institucionet përgjegjëse.

Një nga drejtimet kryesore është zgjerimi i përdorimit të masave alternative ndaj privimit të lirisë, si dhe forcimi i mekanizmave që mundësojnë shmangien e të miturve nga ndjekja penale dhe procedurat gjyqësore, kur plotësohen kushtet ligjore. Strategjia parashikon gjithashtu zhvillimin e programeve të drejtësisë restauruese, ndërmjetësimit dhe mbështetjes psikologjike e sociale, me qëllim parandalimin e përsëritjes së veprave penale.

Një tjetër risi është zgjerimi i aksesit të fëmijëve në drejtësi edhe në çështjet civile, familjare dhe administrative. Dokumenti synon të garantojë që fëmijët të informohen, të dëgjohen dhe të përfaqësohen në procedurat që ndikojnë në të drejtat dhe interesat e tyre, duke marrë në konsideratë moshën dhe nevojat individuale.

Strategjia parashikon gjithashtu përmirësimin e bashkëpunimit mes institucioneve, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përdorimin më të gjerë të të dhënave për monitorimin e politikave. Në qendër të kësaj qasjeje është vendosur rehabilitimi dhe përgatitja e të miturve për rikthimin në familje dhe komunitet.

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë për të Miturit 2027–2030, së bashku me planin e veprimit dhe treguesit përkatës, është ende në fazën e projektimit. Sipas relacionit, synohet që nisma t’i paraqitet Këshillit të Ministrave për shqyrtim brenda muajit dhjetor 2026.

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Ktheni shishen, merrni lekë mbrapsht? Shqipëria drejt skemës së re

Para

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

Para
Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

nga Fast News
15:59 | 14/11/2026
0

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

nga Fast News
15:20 | 14/11/2026
0

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

Duhen 450 milionë euro, Rama: Diskutimi për uljen e çmimit të naftës ka nisur prej dy vitesh

nga Fast News
14:59 | 14/11/2026
0

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

Rama gjatë fjalës në asamble: Ekonomia shqiptare ka arritur në 30 miliardë euro, nga më pak se 10 miliardë në 2013

nga Fast News
14:34 | 14/11/2026
0

Recent News

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat

15:59 | 14/11/2026
Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj

15:20 | 14/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora