Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tentuan të korruptonin efektivët/ Policia Rrugore publikon pamjet: Ja si u ndëshkuan shoferët

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Tentuan të korruptonin efektivët/ Policia Rrugore publikon  pamjet: Ja si u ndëshkuan shoferët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar gjatë tentativa korrupsioni ndaj efektivëve.

Për pasojë, janë proceduar penalisht 6 drejtues mjetesh.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës ka goditur gjatë 48 orëve të fundit, 6 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Procedohen penalisht 6 drejtuesit e mjeteve që u ofruan para punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës, në zbatim të masave shtesë të marra gjatë fundjavës, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “Asim Vokshi”, është ndaluar një drejtues mjeti që ishte duke përdorur aparatin celular gjatë lëvizjes me mjet. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. Sh., 26 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, për këtë shmangur masën administrative për shkeljen e kryer.

Në Rrugën e Kavajës është ndaluar një shtetas që po drejtonte një mjet me xhama më të errësuar se norma e lejuar. Gjatë kontrollit të dokumentacionit rezultoi që këtij shtetasi i ishte pezulluar leja e drejtimit për një shkelje tjetër. Për të shmangur ndëshkimin administrativ, drejtuesi i mjetit, shtetasi S. Ç., 27 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.

Në rrugën “Kont Leopold Bertold”, është ndaluar një automjet, drejtuesi i të cilit është konstatuar duke vazhduar lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. C., 30 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Në rrugën “Dritan Hoxha”, është ndaluar një drejtues mjeti që po përdorte aparatin celular gjatë lëvizjes me mjet. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D., 22 vjeç, i ka ofruar punonjesit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e masës adninistrative.

Në  bulevardin “Zhan D’Ark”, është ndaluar një drejtues mjeti që po qarkullonte pa vendosur rripin e sigurisë. Drejtuesi i mjetit, shtetasi L. A., 23 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, për të shmanguar masën administrative për shkeljen e kryer.

Në bulevardin “Gjergj Fishta”, është ndaluar drejtuesi i një automjeti që po vazhdonte lëvizjen ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalonte atë. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., 44 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Në përfundim të veprimeve procedurale, të gjashtë drejtuesit e mjeteve u proceduan penalisht për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, sepse do të përballen me ligjin.

Pas

Ramazani- Ushqyesit më të nevojshëm gjatë agjërimit

Para

Si mund të gjendet dhe sekuestrohet pasuria e Vladimir Putinit

Para
Si mund të gjendet dhe sekuestrohet pasuria e Vladimir Putinit

Si mund të gjendet dhe sekuestrohet pasuria e Vladimir Putinit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Ndryshon ligji për tregtinë online, më shumë të drejta për konsumatorët

Ndryshon ligji për tregtinë online, më shumë të drejta për konsumatorët

nga Fast News
18:38 | 30/06/2026
0

Pensionistët kanë afat deri sot për shpërblimin e fundvitit, ISSH hap përkohësisht sistemin e pagesave

Pensionistët kanë afat deri sot për shpërblimin e fundvitit, ISSH hap përkohësisht sistemin e pagesave

nga Fast News
18:23 | 30/06/2026
0

Analizë e thelluar e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri: mes zgjerimit ekonomik, përshpejtimit të çmimeve dhe rritjes së ekspozimeve

Analizë e thelluar e tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri: mes zgjerimit ekonomik, përshpejtimit të çmimeve dhe rritjes së ekspozimeve

nga Fast News
18:17 | 30/06/2026
0

Qeveria ndryshon buxhetin, rialokohen rreth 17 mld lekë. Ministri i Financave: Shtesë fondesh për pensionet, pagat dhe mbrojtjen

Qeveria ndryshon buxhetin, rialokohen rreth 17 mld lekë. Ministri i Financave: Shtesë fondesh për pensionet, pagat dhe mbrojtjen

nga Fast News
18:05 | 30/06/2026
0

Recent News

Ndryshon ligji për tregtinë online, më shumë të drejta për konsumatorët

Ndryshon ligji për tregtinë online, më shumë të drejta për konsumatorët

18:38 | 30/06/2026
Pensionistët kanë afat deri sot për shpërblimin e fundvitit, ISSH hap përkohësisht sistemin e pagesave

Pensionistët kanë afat deri sot për shpërblimin e fundvitit, ISSH hap përkohësisht sistemin e pagesave

18:23 | 30/06/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora