“Ndonjëherë gjërat më të vogla zënë më shumë hapësirë në zemrën tuaj,” sipas Winnie Pooh dhe me shumë mundësi ka patur të drejtë. Vajzat e gjata kanë mjaftueshëm prioritet se nuk kanë nevojë të blejnë te sektori i fëmijëve ose vështirësi në gjetjen e masave për rroba/këpucë, kanë këmbë të gjata të lakmueshme, kështu që sot do përqendrohemi pak te vajzat e shkurtra.
Sigurisht që të gjitha kanë të bëjnë me preferenca personale, por sipas ekspertëve të marrëdhënieve bazuar në shumë anketa të kryera në vende të ndryshme të botës, këto janë disa nga arsyet pse djemtë tërhiqen më tepër nga vajzat e shkurtra:
– Kur bëhen me nerva duken të lezetshme
Vajzat e shkurtra zakonisht janë të forta, thonë mendimet e tyre dhe nuk kanë frikë ta mbrojnë veten në çdo situatë, janë të guximshme dhe pak të zhurmshme, por fakti që janë të shkurtra i bën të duken të lezetshme para djemve.
Ka disa arsye pse shumë djem pëlqejnë më tepër vajzat e
– Egoja e djemve
Dëshira për të qenë më i fuqishëm dhe mashkullor është diçka e shkruar në ADN-në e djemve. Ndonëse është e vërtetë që vajzat mund të kujdesen mirë për veten e tyre, ndonjëherë kanë nevojë për djem të gjatë që të arrijnë raftet lart në shtëpi ose në supermarket. Këto gjëra janë të vogla në dukje, por janë arsye për një djalë që të ndihet i dobishëm sepse duan gjithmonë të ndihen të vlerësuar. Këto ndjenja do t’i ndihmojnë ata të ndihen më të sigurt dhe të rehatshëm në një marrëdhënie. Përveç kësaj, vajzat e shkurtra ndihen gjithashtu më të mbrojtura dhe të përkëdhelura nga djemtë e gjatë, pavarësisht se sa të afta mund të jenë ato vetë.
– Përqafimet dhe përkëdheljet janë më të mira
Ndryshe ç’mendohet, përqafimi është në fakt shumë më i mirë kur dy njerëz kanë diferencë në gjatësi. Djemtë e gjatë, në përqafimet me vajzat e shkurtra ndihen gjithëpërfshirës dhe iu jep një ndjenjë të veçantë. Vajzat e shkurtra ndihen gjithashtu të mbrojtura nga përqafimi i një djali të gjatë duke e bërë këtë të fundit të ndihet më i fuqishëm dhe i nevojshëm në marrëdhënie.
Ka disa arsye pse shumë djem pëlqejnë më tepër vajzat e
– Seksi është më i mirë dhe ka mundësi për të eksperimentuar në krevat
Disa djem betohen se të bësh seks me një vajzë të shkurtër është shumë qejf dhe shumë plotësuese. Edhe një herë, ata ndihen më dominues, gjë që është e rëndësishme për ta. Ata thonë se vajzat e shkurtra janë më fleksibël, më të lehta për t’u mbajtur në krahë, për t’u hedhur dhe për të provuar të gjitha pozicionet.
– Kombinimi më i nxehtë – një vajzë e shkurtër me bluzën e djalit në masë të madhe
Shumica e djemve tregojnë se kur shohin të dashurën e tyre të veshur me një këmishë ose bluzë të madhe është super seksi dhe nuk mund t’i heqin sytë. Bluza e tyre në një vajzë të shkurtër duket si një mini fustan.anabel