Këngëtarja e famshme Adele do të mbante dy koncerte në teatrin Colosseum me 4300 vende çdo fundjavë nga 21 janari deri më 16 prill. Të apasionuarit e muzikës së saj, shpenzuan shuma marramëndëse për të siguruar një biletë. Deri në 26,000 £ për të parë Adele në Las Vegas por që këngëtarja njoftoi se duhej të shtynte koncertet.
Pak orë para koncertit, ajo pranoi se gjërat nuk ishin gati pavarësisht përpjekjeve të të gjithëve, që do të thotë se turneu do të duhej të shtyhej. Biletat varionin nga 60 deri në 500 £, por disa çmime në faqet e internetit ishin shumë më të larta, ku disa varionin midis 2,000 dhe 35,000 dollarë. Shumë fansa janë të zemëruar me ndryshimin e minutës së fundit, pasi kishin shpenzuar para për udhëtimin.
Adele tha se anulimi i papritur ndodhi për shkak se një pjesë e stafit ishte infektuar me virus. Por sipas gazetës britanike The Sun, anulimi erdhi pas një sërë grindjesh mes stafit. Burime për gazetën bëjnë me dije se produksioni prej kohësh kishte përplasje duke përfshirë dhe skenografen e njohur Esmeralda Devlin. Situata tashmë ishte një kaos dhe për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme në stafin e drejtimit.
“Nuk kishte asgjë të qartë rreth asaj që Adele donte për shfaqjen e saj për shkak të ndryshimeve të pafundme që po bëheshin në produksion. Ndërsa ajo gjithmonë ka preferuar një performancë të ‘zhveshur’ ( vihet në pah zëri natyral i këngëtares pa efekte apo vokale mbështetëse) ajo ishte nën një presion për të krijuar një ekstravagancë të madhe.
Kështu që kishte një debat të vazhdueshëm midis këtyre dy versioneve të asaj që duhet të ishte shfaqja, kjo shkaktoi argumente mjaft ashpra. Dihet se Adele vuan nga ankthi kur vjen puna për të performuar live, kështu që është e vështirë të imagjinohet që të vazhdojë nëse nuk do të ishte e lumtur.”-tha një burim.