• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Njihet si më i famshmi në botë, ja çfarë nuk dini për shatërvanin e Trevit në Romë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Njihet si më i famshmi në botë, ja çfarë nuk dini për shatërvanin e Trevit në Romë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Është një nga veprat më të rëndësishme arkitekturore të Romës dhe njihet si shatërvani më i famshëm në Romë. Nga turistët, shatërvani i Trevit njihet si vendi ku hidhen lekë dhe shprehen dëshira. Kjo traditë nisi nga viti 1954 përmes filmit të famshëm “Three Coins in the Fountain”, ku tre amerikanë udhëtuan në Romë dhe hodhën monedha në këtë shatërvan, duke shprehur dëshirat e tyre. Ja çfarë mund të mos e dinit për këtë shatërvan.

  1. Kur është ndërtuar?
    Shatërvani i Trevit me pamjen që ka sot, është ndërtuar në vitet 1700. Në 1732 filloi ndërtimi i shatërvanit në sajë të planit arkitekturor të Nicola Salvit. Për fat të keq, Salvi vdiq në vitin 1751, ndërkohë që shatërvani u kompletua së ndërtuari në vitin 1762.
  2. Çfarë kuptimi ka emri i tij?
    Shatërvani i Trevit ndodhet në distriktin e Trevit në Romë. Emri i tij në italisht nënkupton “shatërvanin e tri rrugëve”, kjo për arsye se ndodhet në vendbashkimin e tri rrugëve të ndryshme që çojnë tek shatërvani.
  3. Ka diçka të përbashkët me Koloseun.
    Gurët e përdorur për shatërvanin dhe koloseun kanë qenë të të njëjtit material. Për fat të keq, për shkak të peshës së madhe të tyre, shumë punëtorë kanë ndërruar jetë gjatë ndërtimit të shatërvanit.
  4. Mund të shkosh në burg, nëse e prek.
    Jo për ta prekur atë, por edhe nëse fut dorën brenda për të marrë ndonjë monedhë. Është e jashtëligjshme të marrësh monedha prej shatërvanit.
  5. D’Artagnan është i vetmi që ka vjedhur monedha prej shatërvanit.
    Hajduti më i madh i njohur i këtij shatërvani ka qenë dikush i njohur si “D’Artagnan” (emri i vërtetë i të cilit ishte Roberto Cercelletta). Për 34 vite, Cercelleta vodhi monedha prej shatërvanit dhe u bë goxha lajm në vitin 2002, kur u zbulua.
  6. Është mjaft i njohur.
    Këtë nuk e themi vetëm për emrin e tij dhe për faktin që mbahet si monument i rëndësishëm për t’u vizituar në Romë, por edhe sepse shumë filma kanë xhiruar skena në këtë shatërvan, si psh “La dolce vita”, “Roman Holiday” apo “The Lizzie McGuire” etj.
  7. Nuk ka vetëm ujë dhe monedha në shatërvan.
    Shatërvani përmban gjithashtu edhe qelq, apo objekte metalike. Ne ju sugjerojmë ta mendoni vetëm si shatërvan me ujë dhe monedha, edhe pse nuk është i përbërë vetëm nga kaq pak elementë.
  8. Grumbullohen rreth 1 milionë dollarë në vit dhe përdoren për qëllime të mira.
    Sipas një raportimi të bërë në qershor të vitit 2017, u bë me dije se për një vit në shatërvanin e Trevit ishin mbledhur rreth 1.5 milion dollarë. Nëse shkon në Romë dhe hedh monedha në këtë shatërvan, duhet ta dish se ato do të shkojnë për arsye të mira, pasi lekët e hedhura në të, shkojnë për shoqatën katolike të bamirësisë, Caritas, e cila ndihmon njerëzit e varfër, po ashtu dhe pacientët me HIV/SIDA.
  9. Është mënyra më e mirë për të shprehur një dëshirë.
    Sipas zakonit, duhet të kthehesh me shpinë nga shatërvani, të mendosh një dëshirë dhe ta hedhësh pas shpatullave monedhën që të bjerë në shatërvan. Siç e thotë legjenda, nëse vepron në mënyrë të tillë, një ditë do të kthehesh përsëri për ta vizituar Romën i shëndetshëm. Thuhet gjithashtu se nëse hedh në shatërvan një monedhë të dytë, do të biesh në dashuri me një italian. Interesante apo jo?
  10. Është vendi i shfaqjeve të modës.
    Shatërvani i trevit ka shërbyer edhe si vend për shfaqjet e modës, ku më e fundit ka qenë ajo e vitit 2016. Shtëpia e modës në Itali “Fendi” ka realizuar shfaqjen e 90 vjetorit të ndërtimit të kompanisë në këtë shatërvan. Kjo shtëpi mode dhuroi 2.2 milion dollarë për shatërvanin dhe për realizimin e shfaqjes u deshën rreth 18 muaj përgatitje.
Pas

“Vetëm kulturë nuk ka” Mariana Kondi bën deklaratën e fortë, rrëfen përplasjen me ministren e Ramës

Para

Me diamante dhe ar, a do e blinit trikon më të shtrenjtë të Krishtlindjeve në botë

Para
Me diamante dhe ar, a do e blinit trikon më të shtrenjtë të Krishtlindjeve në botë

Me diamante dhe ar, a do e blinit trikon më të shtrenjtë të Krishtlindjeve në botë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar