Presidenti Ilir Meta tregoi për herë të parë në Çim Peka Live në Syri Tv, se kryetari aktual i PD, Lulzim Basha nuk i ishte përgjigjur kur i kishte kërkuar të mbronin Teatrin Kombëtar nga shembja.
Meta tha se i kishte kërkuar në telefon Bashës të parandalonin shembjen dhe të rreshtoheshin me artistët, por që Basha nuk i kishte kthyer përgjigje.
“Nuk më ktheu kurrë përgjigje për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja. I kam kërkuar 2-3 ditë para shembjes së Teatrit, i kam dërguar mesazh, duhet të flasim, se nuk mund të lihen artistët vetëm, duhet të parandalojmë prishjen e teatrit. I kishte thënë zotit Vasili se nuk e kam parë mesazhin. Kur ai ka hall dhe interes vjen e të takon në Gjermani”, u shpreh Meta.
Kreu i shtetit tregoi edhe dredhinë që shkaktoi Basha te ambasada e SHBA në Tiranë, kur tha se nuk ishte dakord me një draft për pwrshpejtimin e procesit tw integrimit, edhe pse mw herwt i kishte shprehur kreut të shtetit ‘Ok’-in.
Ndërsa më pas ambasadorja amerikane shkruajti në Twitter se ka përpjekje për të ‘vrarë Reformën në Drejtësi’.
“Në 21 maj ambasadorja bën një postim në Twitter për Reformën në Drejtësi. Kryeministri është dakord me këtë shqetësim. 5 minuta pas tij, me këtë shqetësim të thellë dhe të drejtë të ambasadores shpreh edhe kryetari i Partisë Demokratike, bën retweet. Kush donte ta vriste Reformën në Drejtësi? Filluan të gjithë është presidenti që do të vrasë Reformën në Drejtësi. Vrava mendjen. Vëmendja ishte te Teatri, te prishja e Teatrit, një katastrofë. Unë e kam poblemin me kryetarin e PD që më ka ndihmuar mua kaq shum. Kur më thotë ambasadori Genc Muça, këshilltari për amerikën, kur më thotë mos e ka ambasadorja për draftin që i kemi dërguar në datën 8 prill.
Për ccështjen e integrimit europian, si të çelim negociatat, rekomandimet e Venecias, problemet e Gjykatës së Lartë. I them që të jemi korrektë me të gjtihë, të publikojmë platformën që i kemi dërguar ambasadores. Kishim rënë dakord që ambasadorja do ta diskutonte me Edi Ramën dhe unë me zotin Basha. Unë kam takuar dy herë zotin Basha. Kam bërë një draft të kësaj platforme dhe ia japim zotit Basha. Opozita përfshihej, ambasadorja do bisedonte me z.Rama. Pra, për një platformë që ta pranonin të gjitha palët.
E pa, erdhi dy herë për këtë ccështje. Më tha që të përfshish që të ketë zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. I thash kemi problemet me integrimin, të zgjidhim këto. Ramë dakord, dhe ia dërguam në 8 prill zonjës ambasadores. Nuk morëm asnjë përgjigje. Nga Rama e mora, shembjen e Teatrit.
Po ca ndodhi?
Pas paraqitjes së kësaj platforme, që ia dërgova ambasadores amerikane, dëgjoj thashetheme që kjo platformë është kundër Reformës në Drejtesi dhe kundërshtohet nga Basha.
Ndaj e kontaktova z.Basha, të vetmin nder që i kam kërkuar, që të lutem posto një reagim në Tëitter ku të thuash që jam dakord me platformën, siç ishte e vërteta. Pra të konfirmonte qëndrimin e tij, por ai kurrë nuk e bëri këtë. Kush nuk e la të thoshte një rresht në Tëitter? Unë i kërkova të shkruante vetëm kaq: Po, jam njohur me këto”, tha Meta. /syri