• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Paketa fiskale për biznesin e vogël, Rama: Qeveria do të paguajë trajnimet për punonjësit; Zyrat e Punës do të ristrukturohen

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Paketa fiskale për biznesin e vogël, Rama: Qeveria do të paguajë trajnimet për punonjësit; Zyrat e Punës do të ristrukturohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Taksë zero mbi fitimin për të gjitha bizneset e vogla. Ato me xhiro deri në 100 milionë lekë nuk do të taksohen. 250 milionë lekë për start up-et dhe programe interesante për nxitjen e punësimit.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj kanë prezantuar buxhetin 2022 dhe paketën fiskale për biznesin e vogël gjatë një takimi me një përfaqësi të tyre.

Rama theksoi se bizneset e vogla më parë ishin 60 mijë dhe tatoheshin 10 për qind, ndërsa sot bizneset e vogla janë 110 mijë dhe tatohen zero.

“Edhe pse ishin 60 mijë, gjatë periudhës 2006-2013 kanë paguar 19 miliardë lekë tatime. Nga 2014 në 2021 duke qenë 110 mijë kanë paguar vetëm 5.7 miliardë tatime, pra tre herë më pak. Diferenca nuk ka ikur në lumë, diferenca ka hyrë në familjet e këtyre sipërmarrësve të vegjël, bëhet fjalë për një diferencë jo të vogël, por për një diferencë 133 milionë dollarë.”.

Kreu i qeverisë deklaroi se biznesi i vogël po rikuperohet nga pandemia. Deri në muajin tetor 2021 rezultojnë 2400 biznese më shumë se përpara mbylljes nga pandemia.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

‘Sot ne kemi shifrën tjetër të rëndësishme për rimarrjen e gjithë ritmit nga biznesi i vogël pas mbylljes dramatike nga pandemia dhe faktikisht në tetor 2021 kur është bërë edhe numërimi më i fundit, janë 2400 biznese të vogla më shumë se sa përpara mbylljes nga pandemia. 67 për qind e bizneseve të vogla janë me certifikatë elektronike, dhe 30 për qind e bizneseve të vogla që lëshojnë faturë fiskale.”-tha Rama.

Zyrat e Punës janë pasive, do të ristrukturohen

“Ka vende pune të lira plot, s’po ju sfidoj juve se jeni biznese të vogla se mund të kenë disa që s’kanë vende pune, por edhe midis jush ka subjekte që ka nevojë për punonjës, por kemi vënë re se një pjesë e madhe e këtyre vendeve janë kërkesë të një kualifikimi të caktuar, sado modest, sot edhe kamarier nuk mund të hysh si dikur, nga rruga, duhet një trajnim sado modest, e jo më për disa profile të tjera në ndërrmarje që janë, prandaj kemi vendosur një buxhet që do duhet të organizohet me biznesin, duke ia dhënë biznesin, dhe duke e përdorur fuqinë tërheqëse të biznesit për të identifikuar njerëzit dhe për t’i sjellë ata drejt vendit të punës. Skema me zyrat e punës kështu siç është, ka nevojë për një rishikim sepse është pasive, ndërkohë që agjensia do të marrë nga bizneset nevojat dhe bizneset do të paraqiten me emra kandidatë, por që kanë nevojë për kualifikim, atëherë mbështetja me kualifikim do të bëhet drejtpërdrejtë pranë bizneseve dhe kur të marrë këtë fond do të bëjë edhe punësimin, se për një numër profilesh, janë bizneset që mund të bëjnë trajnimin”, tha Rama.

Ministrja bëri me dije se do të vihet në dispozicion një fond prej 250 milionë lekësh për start up-et, si dhe një sërë programesh për nxitjen e punësimit, që synojnë rreth 5 mijë individë të hapin bizneset e tyre.

“Programe interesante ntë nxitjes së punësimit, 7 programe synohen të nxiten rreth 5 mijë individë, që të hapin biznese të tyre. 250 milionë lekë fonde për start up, fond të vecantë për garancinë rinore, ku çdo i rini në 29 vjec, që do mbështet me punësim, formim, praktikë ose arsimim”, tha Ibrahimaj.

Revista Monitor

 

Pas

“Do ketë fakte të reja” Meta paralajmëron: Basha nuk i shërbeu vendit, por as opozitës

Para

“Nuk i kemi asnjë borxh” Meta hodhi akuza për Bashën, vjen reagimi i Partisë Demokratike

Para
“Nuk i kemi asnjë borxh” Meta hodhi akuza për Bashën, vjen reagimi i Partisë Demokratike

“Nuk i kemi asnjë borxh” Meta hodhi akuza për Bashën, vjen reagimi i Partisë Demokratike

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

nga Fast News
18:00 | 14/01/2026
0

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

nga Fast News
17:52 | 14/01/2026
0

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

Deklarata e Ramës: Do t’i shesim energji Europës dhe bashkë me miqtë tanë arabë do të bëjmë para

nga Fast News
17:46 | 14/01/2026
0

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

Rritja e pagës minimale dhe maksimale, Tatimet njoftojnë për ndryshimin që po zbatohet për herë të parë

nga Fast News
17:39 | 14/01/2026
0

Recent News

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

KE pritet t’i japë Serbisë pjesën e parë të fondeve nga Plani i Rritjes

18:00 | 14/01/2026
Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

Guvernatori Sejko flet nga Vjena për monedhën digjitale: Kërkon qasje të kujdesshme

17:52 | 14/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar