Vetëm 3,273 dollarë përfitoi një adoleshent kinez pasi shiti veshkën e tij. Ngjarja e pazakontë është bërë publike së fundmi nga mediat e huaja, ku adoleshenti e ka shitur një nga veshkat e tij për të blerë pajisjen më të fundit Apple. Sipas mediave të huaja, ngjarja në fjalë ka ndodhur në vitin 2011, por tashmë është bërë publike. 17-vjeçari Wang Shangkun e shiti veshkën për të blerë një iPad 2 dhe një iPhone 4.
“Ç’më duhen të dyja veshkat? Mjafton një.”-tha Wang në atë kohë.
25-vjeçari tashmë është i “lidhur” me aparatin e dializës dhe ka gjasa të jetë i shtrirë në shtrat gjithë jetën, për shkak të mungesës së veshkës së djathtë.
Nëntë persona të cilët u përfshinë në operacion u arrestuan, ndërsa pesë janë akuzuar për tregtim organesh.
Mjekët kanë thënë se Wang ndoshta mund të përdorë një transplant, ndërsa thanë se veshkat në tregun e zi të njeriut mund të arrijnë deri në 366,000 dollarë.