• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama fton të diplomuarit për juridik t’i bashkohen peshkimit: Rroga minimale 800 mijë lekë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Rama fton të diplomuarit për juridik t’i bashkohen peshkimit: Rroga minimale 800 mijë lekë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm, buxhetin e vitit 2022 e parashikuar për sektorin e peshkimit.

Gjatë prezantimit, kreu i qeverisë kujton kohën e disa viteve më parë ku peshkatarët detyroheshin të shkonin në Itali për t’u furnizuar me naftë. Ndërkohë sipas Ramës, ata akuzoheshin nga shteti shqiptar për kontrabandë nafte.

Kryeministri tha se qeveria socialiste ka mbështetur peshkatarët duke rritur eksportet e produkteve të detit në tregjet e disa prej shteteve europiane dhe aziatike.

“Më vjen shumë mirë që jemi këtu sot sepse peshkimi është një nga sektorët ku ka shumë për të thënë, pork a dhe për të treguar. Padiskutim, oreksi vjen duke ngrënë. Është e rëndësishme që të mos harrojmë se për të qenë të qartë se sim und të shkojmë aty ku duam të arrijmë. Kur kemi ardhur këtu për herë të parë, në një prej takimeve që kemi bërë, gjatë kësaj periudhe, kur marrëdhënia e qeverisë, e imja personalisht dhe drejtuesve të sektorit me komunitetin e peshkatarëve, ka qenë kyç kuptimi i shqetësimeve kryesore. Ishte një shqetësim i përgjithshëm it ë gjithëve ju. Shqetësimi ishte mbijetesa, luftë për mbijetesë në kushtet e një braktisje totale nga shteti në një det të hapur kur të gjithë ju niseshit për ta marrë naftën në Itali, ku justifikohej kjo çmenduri me akuzën që bënit kontrabandë naftën.

Ju kontrollonin si kontrabandistë. Merreshit me vazhdimin e zinxhirit të biznesit, kontrolloheshit për kontrabandë. Nafta për ju ishte këtu në Shqipëri sikur do furnizonit anijet me xhetona floriri. Çfarë reflektonte kjo situatë? Dy destinacione për eksportet, asnjë destinacion tjetër, Itali dhe Greqi dhe çfarë mund të bënit në tregun këtu. Sot Itali, Greqi, Spanjë, Suedi, Norvegji, Danimarkë, Gjermani, Holandë, Hong Kong, padyshim vendet e rajonit dhe kulmi i kulmit, në proces për të hapur tregun më elitar e të vështirë të peshkut që është Japonia. Të fusësh peshkun e detit në Japoni është kulmi” – tha Rama.

Rama thotë se aktualisht, kompanitë e peshkimit, i paguajnë peshkatarët me një rrogë prej 800 mijë lekësh të vjetra. Kreu i qeverisë fton studentët që diplomohen dhe ankohen se nuk gjejnë punë, t’i bashkohen industrisë së peshkimit.

“Jemi bërë faktor në tregun më të vështirë dhe të pasur në Evropën Veriore dhe vendet nordike. Sot vetëm këtë vit, ne presim që të mbyllet viti me 32 + subjekte të licensuara. Sot kemi 720 subjekte të formallizuara, dhe kemi një potencial të jashtëzakonshëm në kushtet kur po të shikojmë shifrat, e kemi rritur eksportin 239%. Po ju them të gjithë atyre që e shohin Shqipërinë nga portalet dhe rrjetet sociale, paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtor peshkimi. Me 800 mijë lekë, paga më e ulët në Turqi, Egjipt vijnë nga Turqia për të punuar këtu, dhe disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist, kërkojnë punë, s’ka punë. Ja vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit, nëse janë gati të punojnë e kanë gati këtu” – tha Rama.panorama

Pas

‘Molo fillo zgjero flotën edhe ço ca në Vlorë’ Rama batuta peshkatarit: Kujdes atje se je shumë demokrat…

Para

Aksident fatal në Shkodër/ Humb jetën shoferi i motorit

Para
Anulohet shfaqja/ Aksidentohet aktori i njohur shqiptar, ja si është gjendja e tij

Aksident fatal në Shkodër/ Humb jetën shoferi i motorit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

nga Fast News
19:10 | 16/09/2025
0

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

nga Fast News
19:07 | 16/09/2025
0

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Recent News

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

Emigracioni bëhet shqetësues/ Eurostat: 1 milion shqiptarë kanë ikur në 16 vitet e fundit

19:10 | 16/09/2025
Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

Vizita e Trump në Britaninë e Madhe, “Google” njofton investimin 6,8 mld USD në Inteligjencën Artificiale gjatë dy viteve të ardhshme

19:07 | 16/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar