• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Ataku tek të rinjtë/ Çfarë shkakton dhe si ta parandaloni

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Ataku tek të rinjtë/ Çfarë shkakton dhe si ta parandaloni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Zemra megjithëse është një nga organet më të fuqishme e të rëndësishme të të gjithë organizmit, njëkohësisht është edhe shumë e ndjeshme ndaj problemeve. Problemet me të nisin që nga shtrëngimet e lehta, e deri tek atakët kardiak të cilët mund të jenë një rrezik shumë shqetësues për jetën.

Pikërisht për atakun në zemër do të flasim në artikullin e sotëm Kjo gjendje e trupit mund të prekë këdo e në çdo moshë nëse nuk tregohet kujdesi i duhur. Sipas ekspertëve, ataku në zemër vepron ndryshe në organizmat më të rinj dhe ndryshe në ata më të moshuarit.

Si e ndikon trupin
Njihet si një ndër sëmundjet më të rrezikshme për jetën dhe zakonisht shfaqet tek të moshuarit. Gjithsesi të dhënat tregojnë që as të rinjtë nuk janë imunë ndaj kësaj sëmundje apo gjendje që trupi kalon. Këtë rrezik organizmi e përkthen ndryshe në trupa dhe mosha të ndryshme dhe kjo mund të jetë një pikë shumë e rëndësishme për të nisur me kujdesin. Sipas një studimi të publikuar në Revistën Amerikane të Kardiologjisë të cilit i referohet AgroWeb.org, trajtimi i atakëve ndryshon në varësi të moshës së pacientit. Në këtë studim u përfshinë rreth 8,500 persona me histori të atakëve në zemër nga mosha 50 deri në 90 vjeç. Mbi 20% e këtyre pjesëmarrësve ishin në moshën 56 dhe 64 vjeç, ndërsa 2/3 ishin në moshat 65 dhe 84 vjeç. Pjesa tjetër e tyre rreth 6% ishin më të rinj se mosha 55 vjeçare ndërsa 5% ishin mbi moshën 85 vjeçare. Nga të gjithë këta grupe personash u mblodhën të dhëna si për gjendjen shëndetësore ashtu edhe për jetën e tyre pas sëmundjes.

Diferenca mes moshave
Diferencat më të mëdha u panë midis pjesëmarrësve më të rinj poshtë 55 vjeç dhe atyre më të moshuarve mbi 85 vjeç. Pacientët më të rinj ishin të gjinisë mashkullore, mbipeshë dhe me një jetë të përditshme shumë stresues. Për shkak të sëmundjes shpesh pacientët në moshë të re megjithëse nuk kanë shumë rrezik të vdekjes nga kjo sëmundje, përjetojnë më shumë probleme me zemrën.

Ndërsa për më të moshuarit sipër moshës 85 vjeç, numri më i madh i të prekurve rezultoi të ishin të gjinisë femërore me probleme të tensionit të lartë apo veshkave. Gjetjen e këtij studimi treguan se ataku në zemër nuk është një sëmundje që prek vetëm personat e moshuar, por edhe ata të rinj. Duke krijuar kështu vështirësi afatgjata në jetesën e përditshme si dhe degradimin e sëmundjes gjatë viteve.

Si ta parandaloni
Për të rinjtë, parandalimi i sëmundjes është çelësi i një jetese të gjatë sipas ekspertëve. Për ta bërë këtë mjafton të filloni me mbajtjen në formë të trupit tuaj. Obeziteti renditet si një nga problemet më shqetësuese ndër moshat e reja dhe një rrezik potencial për prekjen nga ataku në zemër. Këshillohet rritja e cilësisë së jetës që përkthehet në aktivitet fizik të vazhdueshëm, një ushqyerje të shëndetshme dhe menaxhimin e stresit./AgroWeb

Pas

Eurobondi 650 milionë euro i Shqipërisë mes suksesit dhe rezervave

Para

Durrës/ Arrestohet 58-vjeçari, përndiqte dhe ngacmonte sek sua lisht 13-vjeçaren

Para
“Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, përhapi panik në zonën e plazhit, arrestohet i riu

Durrës/ Arrestohet 58-vjeçari, përndiqte dhe ngacmonte sek sua lisht 13-vjeçaren

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar