1.
“Një muaj pasi takova tim shoq pashë një ëndërr sikur ishim në Disneyland dhe ai kishte një vajzë të vogël në prehrin e tij. Këtë historinë jua tregova disa njerëzve që njihja. Ne qëndruam të lidhur për rreth 5 vite pastaj u martuam. Pas 2 vitesh erdhi në jetë vajza jonë. Shkuam në Disneyland kur bëri 8 vjeç dhe kur po kthehesha nga tualeti kur ishin atje pashë fiks të njëjtën skenë që pashë në ëndërr. Ajo ishte aty, e ulur mbi prehrin e tij, njësoj siç e imagjinova. Mendoj që kur e takon shpirtin binjak e ndjen dhe kaq.”
2.
“Pak pasi prindërit e mi u ndanë, pata një ëndërr sikur nëna ime po dilte me dikë tjetër. Ishte një ëndërr kaq e gjallë sa s’më zuri më gjumi atë natë. Nuk kaluan shumë ditë dhe nëna ime më prezantoi me të dashurin e saj të ri. Ishte i njëjti që kisha parë në ëndërr.”
3.
“Pashë disa gazeta fëmijërie dhe mu kujtuan menjëherë bisedat që bëja me gjyshin tim tek një fushë përtej shtëpisë së gjyshes. Gjyshi im ka vdekur para se të lindja unë, por gjithmonë kam ndjerë një lidhje të çuditshme me të dhe pse s’kam folur kurrë përballë.”
4.
“Sa herë që mendoj për një këngë që dua ta dëgjoj apo nis ta këndoj me vete, më ndodh që kur futem në makinë, kënga fillon në radio. S’e di më duket gjithmonë e më e çuditshme.”
5.
Dikur ëndërroja që ra zjarr në fermën ku unë mbaja kalin. Ca ditë më vonë, pati një shkëndijë elektrike që shkaktoi zjarr, por fatmirësisht kali ishte mirë.”
6.
“Gjyshi im ndërroi jetë në 2008-ën. Unë linda fëmijën tim të dytë në fund të 2010-ën. Kur isha në javën e 6-të, pata një ëndërr shumë të gjallë ku ai më thoshte se ishte shumë i lumtur që unë isha shtatzënë dhe se do të bëhesha nënë e një vajze. Ajo është 9 vjeçe tani dhe sa herë e shoh më kujtohet fiks ajo ëndërr që pashë atë ditë.”