Edhe pse situata Covid nuk duket e qetë pasi mesatarisht humbin jetën 7 persona çdo 25 orë dhe numri i të infektuarve është disa herë më i lartë se ai që raportohet sërish mbeten në shifra të ulëta të vaksinimit.
Kjo për shkak se ata që refuzojnë vaksinën u besojnë miteve të gabuara.
“Është një mit që nëse nuk je infektuar deri tani nuk infektohesh. Pasi kjo është thjesht çështje kohe. Sepse nëse nuk ke rënë në kontakt kur të biesh”, u shpreh Alimehmeti.
Në të gjithë Evropën vihet re një trend në rritje i përhapjes së virusit por a duhet dhe Shqipëria të mbyllë të pa vaksinuar si rasti i Austrisë?
“Ne kemi masa por duhet ti respektojmë, por duhet të jemi dhe koherentë të hiqet ora policore”, thotë më tej doktori.
Shqipëria duhet të rrisë imunizim por nga ana tjetër duhet të futen në Shqipëri terapitë mbrojtësi si në Angli, për rastet të cilët kapërcejnë vaksinën./tch