• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Apartamentet në bregdet jo vetëm për të banuar, por edhe për të investuar

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Apartamentet në bregdet jo vetëm për të banuar, por edhe për të investuar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Në kushtet kur qiratë dhe çmimet e shitjes së apartamenteve në bregdet janë rritur, investimi për prona në këto zona mund të cilësohet biznes fitimprurës. Agjentët imobiliarë pohojnë se mbetet një investim i sigurt dhe pasuria e patundshme mund të japë fitime të kënaqshme sot, nëse kërkon që të bësh biznes me të. Qiratë e larta dhe çmimet e pronave që rriten, nuk e zgjasin shumë afatin e kthimit të investimit dhe garantojnë nivele të larta nga të ardhurat.

“Duke llogaritur kthimin e investimit nga qiraja për një pronë në bregdetin e Durrësit mund t’i marrësh minimalisht 0,5 – 0,6% në muaj. Investimi i bie të kthehet në rreth 18-20 vjet”, pohon Klajdi Memajdini nga “Devinf”. Raporti mes nivelit të qirave me çmimin e shitjeve vitin e kaluar në periudhë krize, për shkak të distancimit social u ngushtua së tepërmi.

Në Gjirin e Lalëzit, në muajt e sezonit turistik, qiraja ditore e një vile teke arriti 300 euro dhe 60 euro për apartamentet 1+1. Çmimi i qirasë për vilat elitare arriti 10,000 – 12,000 euro për të gjithë sezonin. Investimi në pasuri të patundshme në bregdet është një zgjedhje e zgjuar, pasi çmimet e tyre po rriten nga vit në vit dhe mund të përfitohet edhe nga rishitja.

Leverdishmëria më e madhe për investim pronash është në Jug të vendit. Përfaqësuesja e real estate “Balfin Real Estate & Hospitality”, Ledia Telhai, pohon se për shkak të kërkesës të lartë, investimi i pronës në “Green Coast” rikthehet menjëherë dhe shumë herë më i lartë është fitimi nga rishitja. “Do të mjaftonin 4-5 vite, që vetëm nëpërmjet qirasë, të rikuperohet vlera e investimit të një apartamenti apo vile, duke pasur parasysh tipologjinë e klientëve elitarë që i frekuentojnë ato”.

 

A mund të kreditohen të huajt për blerje shtëpie në bregdet 

Në qytetin e Sarandës është krijuar një stok prej 600 – 700 apartamentesh të pashitura për shkak të çmimeve të larta, por edhe nga prona më të lira, por larg detit. Për zgjidhjen e këtij ngërçi, drejtuesi i një prej agjencive imobiliare në Sarandë, z. Eron Çumani, propozon kreditimin e shtetasve të huaj nga bankat shqiptare, pasi kërkesa për këto prona është e lartë. Sipas tij, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri duhet të kreditojnë shtetasit e huaj, nëse ata disponojnë gjysmën e vlerës së pasurive të paluajtshme. Pjesa tjetër mund të kreditohet bazuar në të ardhurat e disponueshme të shtetit ku kredimarrësi jeton.

“Në shumë vende të rajonit, për vlera të caktuara monetare, vendoset partneriteti i kreditimit mes shtetasve të huaj të interesuar për të blerë një pronë dhe bankës. Skema zbatohet më së shumti në Spanjë dhe në Malin e Zi, pasi kërkesa për apartamente nga të huajt është e lartë. Kërkojmë që edhe në Shqipëri, politikat kredituese të bankave të nivelit të dytë të kenë të njëjtën qasje me shtetasit e huaj. Në rast të kundërt, besoj se shumë kërkesa të shtetasve të huaj për blerje të pasurive të paluajtshme në Sarandë nuk do të arrijnë të finalizohen”, pohon drejtuesi i “Invest Property”.

Në Shqipëri, sipas sqarimit që Banka e Shqipërisë pohoi për “Monitor” kuadri rregullativ nuk e pengon kreditimin e shtetasve të huaj jorezidentë. “Bankat, në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, gëzojnë pavarësi operacionale, përcaktim ky i bërë në ligjin përkatës për bankat. Si të tilla, ato janë të lira të marrin vendime dhe, konkretisht, në përcaktimin e kritereve sasiore dhe cilësore për përzgjedhjen e huamarrësve të mundshëm, pa dallim nacionaliteti apo rezidence.

Banka e Shqipërisë sigurohet që bankat të kenë struktura të ngritura për administrimin e rreziqeve, si nga pikëpamja organizative ashtu edhe ajo e kuadrit rregullativ e operacional të brendshëm. Po ashtu sigurohet që këto elemente të zbatohen sa më rigorozisht në veprimtarinë e saj. Banka e Shqipërisë ka vendosur rregulla prudenciale për mbrojtjen e bankave nga rreziqe të mundshme siç janë kërkesat për kapital dhe provigjionim të ekspozimeve ndaj huave të dhëna, përveç kërkesave cilësore referuar infrastrukturës së përmendur më sipër”, nënvizon Banka e Shqipërisë./Monitor/

 

Pas

Lajme të mira, lehtësohen ndjeshëm masat, Europa drejt hapjes totale për turistët

Para

Një rrëfim ndryshe/ 22-vjeçarja braziliane: Ju tregoj si gjeta punë në Shqipëri

Para
Një rrëfim ndryshe/ 22-vjeçarja braziliane: Ju tregoj si gjeta punë në Shqipëri

Një rrëfim ndryshe/ 22-vjeçarja braziliane: Ju tregoj si gjeta punë në Shqipëri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar