• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Mesazhi i Tabakut pak orë para protestës: Nuk bëjmë asnjë hap pas

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Mesazhi i Tabakut pak orë para protestës: Nuk bëjmë asnjë hap pas
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pak orë para se të fillojë protesta e katërt e madhe Opozitës në Tiranë, ish-deputetja Jorida Tabaku ka shpërndarë në mesazh në rrjetet sociale. Në postimin e saj ish-deputetja demokrate iu ka bërë edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në këtë tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Ne, nuk mund të pranojmë të jemi pjesë e këtij degradimi të vazhdueshëm moral dhe qeverisës. Me të gjithë të metat tona, me të gjithë gabimet tona. Vendosën të dilnim nga sistemi që riprodhon vetveten.”- shkruan Tabaku ndër të tjera.





Më tej në postimin e saj, Jorida Tabaku thotë se nga ky aksion i sotëm nuk do të ketë asnjë hap pas, deri në largimin e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij të korruptuar.

Më poshtë postimi i plotë:

Rrugëve të Tiranës dhe Shqipërisë gjithsekush vëren dëshpërimin dhe shpresen e humbur. Sot, në orën 18.30 ne protestojmë për t’ia rikthyer ato.

Gjithë këto vite mazhoranca ka gënjyer dhe mashtruar se po ndërton një shtet. Ka burgosur të pamundurit, ka shtypur të pafuqishmit. E ka trajtuar qeverisjen si një biznes personal që punon për të rrjepur qytetarët nga taksat. E ka shndërruar jetën e qytetarëve në “frymëmarrje për të paguar gjobat!”

I ka kthyer pasuritë publike në letra pa vlerë. E ka përndrydhur vullnetin e votuesve sipas kënaqësive të saj personale. Për të prodhuar këtë sistem të mirëmenduar nderesh, abuzimesh dhe korrupsioni jetik. Europa, kjo ëndërr dhe synim çerek shekullor është kthyer në një pamundësi e qëllimshme, e një mazhorance që dëshiron të integrojë shtetin në një kartel të madh kriminal në vend të integrimit në BE.

Ne, nuk mund të pranojmë të jemi pjesë e këtij degradimi të vazhdueshëm moral dhe qeverisës. Me të gjithë të metat tona, me të gjithë gabimet tona. Vendosën të dilnim nga sistemi që riprodhon vetveten.

Nuk mundet të ndërtohet e ardhmja e fëmijëve tanë pa sakrificën tonë. Ndaj sot protestojmë për të ardhmen. Protestojmë dhe ngrihemi përballë një tiranie gjithnjë e në rritje vetëm e vetëm për të ruajtur status quo-në që sot i mundëson pushtetin dhe qeverisjen.

Dhuna jonë e vetme do të jetë këmbëngulja në të drejtën për të mbajtur përgjegjës qeverinë për paudhësitë e saj. Dhuna jonë e vetme do të jetë përballje me padrejtësinë në rritje të qeverisjes që sot dëshiron ta mbajë me çdo mjet pushtetin. Ju ftojmë në shesh. Të qëndrojmë sëbashku, për betejën e përbashkët dhe të vërtetë. Nuk bëjmë asnjë hap pas. Së bashku deri në fund. Deri ne rrezimin e autokratit dhe qeverisjes që është zgjedhur nga krimi dhe punon për të. Sot ne 18.30 Tirana dhe e gjithe Shqiperia behen bashke!

Pas

Mesazhi i fundit i majorit Klodian Tanushi, ja çfarë thoshte ai pak kohë më parë nga Letonia

Para

Paloka sulmon Braçen: Do të vendosim në qelinë fqinje me Aldo Baren

Para
Paloka sulmon Braçen: Do të vendosim në qelinë fqinje me Aldo Baren

Paloka sulmon Braçen: Do të vendosim në qelinë fqinje me Aldo Baren

Të Gjitha

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

nga Fast News
10:52 | 28/07/2025
0

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

nga Fast News
10:49 | 28/07/2025
0

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

Veshjet për ushtrinë/ Manifaktura apel qeverisë: Mundësi strategjike, na ndihmoni me kontratat

nga Fast News
10:00 | 28/07/2025
0

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

Ushqimet që janë të mira për t’u ngrënë në verë, mbrojnë lëkurën nga dielli

nga Fast News
09:30 | 28/07/2025
0

Recent News

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

Arrihet marrëveshja tregtare SHBA-BE, ja cfarë thotë Trump

10:52 | 28/07/2025
Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

10:49 | 28/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar