Një lajm i trishtë për bluzat e bardha ishte ndarja nga jeta e mjekut gastro-hepatolog Ilirjan Draçi.
Ai ishte i shtruar prej 8 ditësh në Spitalin Infektiv për shkak të infektimit nga C.OVID19.
Draçi ka shërbyer prej vitesh si drejtues në poliklininën e specialiteteve nr.2 në Tiranë.
Ndërkohë bashkëshortja e tij Parashqevi Proda ka bërë një dedikim prekës më 14 nëntor, para se mjeku të ndahej nga jeta.
Ajo lutej që Zoti ti jepte një mundësi të dytë për ta shijuar sërish diellin në lindje e perëndim.
MESAZHI I BASHKESHORTES
Nje jete e tere plot mundime, Duke vrapuar per jeten e te tjereve me nxitim, Sot te duhet te vraposh per jeten tende me guxim. Valle, a nuk eshte jeta ne borxh me ty?
O Zot, ti qe na e jep dhe merr jeten,
Meshiroje robin tend qe nxitoi e smundi ta shijonte diellin tend ne lindje e perendim, jepi o Zot nje mundesi te dyte, te shoh driten tende perseri ne agim!
Amin!