Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

nga Fast News
2 minutes më parë
në Aktualitet
0
Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Familjet që konsumojnë mbi 18 metra kub ujë në muaj mund të përballen me tarifa më të larta, ndërsa për konsumin mbi 30 metra kub parashikohet mundësia e aplikimit të një koeficienti deri në katërfishin e tarifës bazë. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar mekanizmin e ri të tarifimit me fasha, i cili synon të penalizojë mbikonsumin, por nuk sjell rritje automatike të faturave.

Sipas vendimit, për konsumatorët familjarë përcaktohen tri nivele tarifimi, në varësi të sasisë së ujit të përdorur gjatë muajit. Për konsumin deri në 18 metra kub do të vijojë të zbatohet tarifa aktuale, me koeficient 1. Për sasinë mbi 18 deri në 30 metra kub, shoqëritë ujësjellës-kanalizime mund të propozojnë një koeficient nga 1 deri në 3, ndërsa për konsumin mbi 30 metra kub koeficienti mund të arrijë nga 1.5 deri në 4. Një element i rëndësishëm është se tarifa e rritur do të aplikohet vetëm për sasinë e ujit që tejkalon kufirin e secilës fashë dhe jo për të gjithë konsumin mujor.

Për shembull, një familje që konsumon 35 metra kub ujë në muaj do të paguajë tarifën bazë për 18 metrat e parë, koeficientin e fashës së dytë për 12 metrat pasues dhe koeficientin e fashës së tretë vetëm për 5 metrat e fundit. Bizneset dhe institucionet publike do të kenë një skemë të ndryshme tarifimi. Për këto kategori, si pikë referimi do të merret mesatarja historike e konsumit gjatë vitit të fundit. Deri në këtë nivel do të zbatohet tarifa bazë, ndërsa për konsumin mbi mesataren dhe deri në trefishin e saj mund të aplikohet koeficient nga 1 deri në 3. Për konsumin që tejkalon trefishin e mesatares historike, koeficienti mund të arrijë deri në 4.



Megjithatë, zbatimi i tarifave të diferencuara nuk do të jetë automatik. Shoqëritë ujësjellës-kanalizime duhet të paraqesin një aplikim pranë ERRU-së, të argumentojnë propozimin dhe të marrin miratimin e Komisionit Kombëtar Rregullator. Në dosjen e aplikimit duhet të përfshihen të dhëna mbi konsumin e klientëve, kapacitetet e sistemit, disponueshmërinë e burimeve ujore, ndikimin e pritshëm në të ardhurat e shoqërisë, si dhe planin për përdorimin e të ardhurave shtesë nga mbikonsumi. ERRU parashikon një afat prej 30 ditësh për shqyrtimin e aplikimit, ndërsa kërkesat për aplikimin e koeficientëve mund të paraqiten jo më shumë se një herë në vit.

Mekanizmi i ri do të zbatohet vetëm për konsumatorët që janë të pajisur me matës uji. Gjithashtu, shoqëritë ujësjellës-kanalizime kanë detyrimin të njoftojnë klientët të paktën 30 ditë përpara nisjes së tarifimit të ri. Skema synon të nxisë kursimin e ujit dhe të frenojë konsumin e lartë, duke ruajtur tarifën bazë për nivelin e përcaktuar si konsum familjar normal.

Etiketa: aktualitet
Pas

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

nga Fast News
11:00 | 19/11/2026
0

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

nga Fast News
09:35 | 19/11/2026
0

Aeroporti i Tiranës kryeson në Evropë, rritje 23.3% e pasagjerëve në tremujorin e tretë

Aeroporti i Tiranës kryeson në Evropë, rritje 23.3% e pasagjerëve në tremujorin e tretë

nga Fast News
09:10 | 19/11/2026
0

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

Rriten gjobat për bizneset ushqimore, deri në 600 mijë lekë për shkeljet e higjienës

nga Fast News
08:30 | 19/11/2026
0

Recent News

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

Tarifa të reja/ Uji do paguhet më shtrenjtë për familjet që konsumojnë më shumë

11:00 | 19/11/2026
Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

Të fyen apo poshtëron në punë? Shefi rrezikon 1 vit burg!

09:35 | 19/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora