Shqipëria ka rritur shkëmbimet tregtare me botën nëpërmjet detit. Në vendin tonë operojnë katër porte detare, të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se Porti i Durrësit është porti kryesor në vend, prej të cilit, gjatë tremujorit të dytë 2026, janë transportuar 94,2 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 2.267 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nëpërmjet rrugëve detare, sipas klasifikimit NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e dytë 2026, paraqiten si më poshtë:
▪ Grupi i mallrave “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 15,8 % të mallrave të transportuara nga portet;
▪ Grupi i mallrave ” Koks dhe produktet e rafinuara të naftës ” përbën 14,3 % të mallrave të transportuara nga portet;
Grupi “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 13,5 % të mallrave të transportuara nga portet; ▪ Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 8,6 % të mallrave të transportuar nga portet.

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 294 anije, nga këto 276 anije janë të huaja dhe 18 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 6,5 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 9,1 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2025. Portet detare ku kryhet transporti i pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e dytë 2026 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 336.103 persona. Porti i Sarandës është porti nga i cili kanë udhëtuar 60,6 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Durrësit me 34,9 % dhe më pas porti i Vlorës me 4,5 %.
Eksportet/importet e mallrave me det
Në tremujorin e dytë 2026, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.555 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, ky tregues është rritur me 1,2 %. Volumi i mallrave të eksportuara me det, në tremujorin e dytë 2026, zë 34,7 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det, në tremujorin e dytë 2026, zë 66,3 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.








