Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Biznes

Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

nga Fast News
3 weeks më parë
në Biznes
0
Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat për mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, si dhe mekanizmin për trajtimin, administrimin dhe kalimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre.

Ligji i botuar në Fletoren Zyrtare, zbatohet për shoqëritë tregtare me kapital shtetëror jo më pak se 51%, të cilat ndodhen në proces likuidimi në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ndërsa, shoqëritë tregtare me kapital shtetëror që shpallen në proces likuidimi pas hyrjes në fuqi të  këtij ligji vijojnë procedurat e likuidimit sipas ligjit të vitit 2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.

Sa i takon procedurës së mbylljes, Asambleja e Përgjithshme e shoqërive tregtare  me kapital shtetëror në likuidim vendos fillimin e  procedurës së çregjistrimit sipas parashikimeve të  ligjit.   Të drejtat dhe detyrimet e shoqërive tregtare shtetërore në likuidim transferohen nga shoqëritë  ekzistuese tek shoqëria tregtare shtetërore e krijuar, në zbatim të këtij ligj.

Pas përfundimit të transferimit të të drejtave dhe detyrimeve, Asambleja e Përgjithshme merr  vendimin për mbylljen përfundimtare të shoqërive tregtare shtetërore në likuidim, si dhe autorizon çregjistrimin e tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas përfundimit të transferimit të të drejtave dhe detyrimeve, shoqëritë tregtare me kapital shtetëror në likuidim çregjistrohen nga Qendra  Kombëtare e Biznesit.

Për qëllime të çregjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit depozitohen: vendimi i Asamblesë dhe pasqyrat financiare të mbylljes së shoqërisë në likuidim dhe më pas kryhet çregjistrimi.

Sipas ligjit, paralelisht, për administrimin, trajtimin dhe menaxhimin e aseteve e të detyrimeve të mbartura, krijohet shoqëria tregtare shtetërore  “Operatori i Shoqërive Shtetërore” sh.a. Aksionari i vetëm i shoqërisë është Ministria e Ekonomisë.  Konkretisht, Shoqëria do të bëjë administrimin e aseteve të transferuara; shitjen ose privatizimin e tyre, sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim shlyerjen e  kreditorëve. Për shitjen apo privatizimin e aseteve që  mund të kenë rëndësi strategjike apo mund të cenojnë sigurinë kombe tare paraprakisht merret  miratimi nga ministritë përgjegjëse.

Shoqëria do të ketë si objekt veprimtarie gjithashtu arkëtimin e detyrimeve debitore si dhe sistemimin në kontabilitet të detyrimeve debitore dhe kreditore të parashkruara ose të pakërkueshme.

Shoqëria shtetërore pasuese krijohet me  kohëzgjatje të përcaktuar deri në përfundimin e proceseve të administrimit dhe shitjes së aseteve, arkëtimit të kërkesave dhe shlyerjes së detyrimeve të transferuara dhe më pas i nënshtrohet et procedurës së likuidimit.

Etiketa: aktualitet
Pas

Njihuni me Kremena Yordanova dhe Todd Rowe, dy folësit e radhës në AllWeb 2026

Para

Vala ekstreme e të nxehtit/ Hungaria fik ndriçimin dekorativ në disa monumente ikonike të Budapestit, në një përpjekje për të kursyer energji

Para
Vala ekstreme e të nxehtit/ Hungaria fik ndriçimin dekorativ në disa monumente ikonike të Budapestit, në një përpjekje për të kursyer energji

Vala ekstreme e të nxehtit/ Hungaria fik ndriçimin dekorativ në disa monumente ikonike të Budapestit, në një përpjekje për të kursyer energji

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

nga Fast News
16:20 | 26/08/2026
0

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

nga Fast News
16:13 | 26/08/2026
0

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

Kontrollet mbi emigracionin, SHBA pezullon intervistat për viza në mbarë botën

nga Fast News
15:29 | 26/08/2026
0

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

Dieta e një Presidenti, ja çfarë përmban ajo

nga Fast News
15:23 | 26/08/2026
0

Recent News

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

Shqipëria dhe Britania firmosin marrëveshjen e parë në rajon për ndarjen e pasurive të krimit dhe drogës

16:20 | 26/08/2026
Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

Bonus-Malus në fuqi, ja pyetjet më të shpeshta që bëjnë qytetarët për sigurimin e makinave

16:13 | 26/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora