Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Njihuni me Kremena Yordanova dhe Todd Rowe, dy folësit e radhës në AllWeb 2026

nga Fast News
13 minutes më parë
në Ekonomi
0
Njihuni me Kremena Yordanova dhe Todd Rowe, dy folësit e radhës në AllWeb 2026
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lista e folësve të AllWeb 2026 vazhdon të pasurohet me emra që sjellin eksperiencë ndërkombëtare, perspektiva të reja dhe histori konkrete nga bota e biznesit, marketingut dhe teknologjisë.

Pas prezantimit të Ivan Minić dhe Peter Szanto, dy emrave të parë të këtij edicioni, konferenca prezanton dy folësit e radhës: Kremena Yordanova, eksperte e marketingut dhe lidershipit me eksperiencë në kompani globale si Adidas dhe Reebok, dhe Todd Rowe, drejtues dhe anëtar bordesh me një karrierë të gjatë në Silicon Valley dhe eksperiencë në kompani si Google, Apple, Adobe dhe SAP.

Dy profile të ndryshme, por që takohen në një prej pikave më të rëndësishme të biznesit sot: si duhet të udhëheqin dhe të rriten kompanitë në një realitet ku inteligjenca artificiale, teknologjia dhe ndryshimi i vazhdueshëm po transformojnë mënyrën se si ndërtojmë marka, ekipe dhe marrëdhënie me klientët.

AllWeb 2026 do të mbahet më 6 nëntor 2026 në Tiranë, duke sjellë në një ditë të vetme ekspertë ndërkombëtarë dhe profesionistë nga marketingu, biznesi, inovacioni, teknologjia dhe industritë kreative.

Me mbi 17 vite eksperiencë në kompani globale dhe biznese me rritje të shpejtë, Kremena Yordanova operon në pikën ku takohen strategjia, marketingu dhe lidershipi.Ajo është Fractional CMO, executive advisor, mentor dhe keynote speaker, duke punuar me themelues, CEO dhe ekipe drejtuese që përballen me sfidat e rritjes, transformimit dhe inovacionit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Në karrierën e saj, Kremena ka mbajtur role drejtuese dhe ka ndërtuar eksperiencë në industrinë globale të produkteve sportive, përfshirë kompani të njohura ndërkombëtare si adidas dhe Reebok.

Puna e saj fokusohet veçanërisht në zhvillimin e markave, transformimin digjital dhe angazhimin e klientëve. Përmes këshillimit të ekipeve ekzekutive, ajo ndihmon organizatat të transformojnë vizionin dhe strategjinë në rezultate konkrete dhe të matshme.

Një pjesë e rëndësishme e filozofisë së saj lidhet edhe me lidershipin. Për Kremenën, transformimi nuk është vetëm çështje teknologjie. Ai kërkon drejtues dhe organizata që dinë të përshtaten, të ndërtojnë rezistencë dhe të kombinojnë performancën afatshkurtër me ndikimin afatgjatë.

E vendosur në Amsterdam, ajo sjell në AllWeb një perspektivë që lidh strategjinë e nivelit të lartë me realitetin e një bote që po ndryshon gjithnjë e më shpejt nën ndikimin e inteligjencës artificiale. Në AllWeb 2026, Kremena Yordanova do të ngjitet në skenë me temën: “Digital Karma: The Future of Trust in the Age of AI” Sipas perspektivës që Kremena do të sjellë në AllWeb, e ardhmja do t’u përkasë markave që arrijnë të krijojnë lidhjet më kuptimplota dhe marrëdhëniet më të besueshme me njerëzit.

Todd Rowe – Nga rritja e një biznesi në Google nga 250 milionë në 8 miliardë dollarë, te epoka e AI

Todd Rowe sjell në AllWeb një eksperiencë të ndërtuar në zemër të industrisë globale të teknologjisë. Ai është një drejtues me eksperiencë të gjatë, anëtar bordesh dhe keynote speaker, me fokus të veçantë në mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të përdoret për të shkallëzuar bizneset dhe ekipet në periudha të rritjes së shpejtë. Gjatë karrierës së tij, Todd ka ndërtuar dhe drejtuar ekipe globale për disa prej kompanive më të njohura të Silicon Valley, përfshirë Google, Apple, Adobe dhe SAP. Një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij lidhet me Google.

Atje, Todd drejtoi një prej njësive të biznesit me rritjen më të shpejtë të kompanisë. Gjatë një periudhe 10-vjeçare, biznesi u rrit nga 250 milionë dollarë në 8 miliardë dollarë, ndërsa ai ndërtoi dhe drejtoi ekipe në 32 vende të botës.

Kjo eksperiencë i ka dhënë atij një perspektivë të drejtpërdrejtë mbi një prej sfidave më të mëdha të çdo kompanie: çfarë ndodh kur një biznes duhet të rritet me shpejtësi, pa humbur aftësinë për të inovuar, për të ndërtuar ekipe efektive dhe për të marrë vendime strategjike. Por eksperienca e Todd nuk kufizohet vetëm te drejtimi operacional. Ai ka shërbyer në bordet e një sërë kompanish të suksesshme në fushën e AI, enterprise software dhe data centers, duke këshilluar drejtues të nivelit C-suite gjatë proceseve strategjike dhe transaksioneve me vlerë miliarda dollarë.

Gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar gjithashtu me anëtarë të Kongresit amerikan dhe diplomatë ndërkombëtarë në vende të ndryshme të botës. Todd është diplomuar Magna Cum Laude në University of Utah dhe ka përfunduar MBA-në në Wharton School of the University of Pennsylvania. Si keynote speaker, ai është ftuar në evente dhe konferenca të shumta në Europë, Azi, Amerikën Latine dhe Amerikën e Veriut, ku fokusi i tij është te teknologjia, inteligjenca artificiale, lidershipi dhe rritja e bizneseve.

Në AllWeb 2026, eksperienca e tij sjell një perspektivë që shkon përtej diskutimit teorik mbi AI: si mund të përdoret teknologjia për të ndërtuar dhe shkallëzuar realisht bizneset, ekipet dhe organizatat e së ardhmes. Në njërën anë është pyetja se si markat mund të ruajnë autenticitetin dhe besimin në një botë ku përmbajtja mund të krijohet në sekonda. Në anën tjetër është sfida se si kompanitë mund ta përdorin inteligjencën artificiale dhe teknologjinë jo thjesht si mjete të reja, por si instrumente reale për rritje, lidership dhe transformim./Business Mag

Merr biletën tënde SUPER EARLY BIRD këtu

Etiketa: aktualitet
Pas

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Para

Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

Para
Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Vala ekstreme e të nxehtit/ Hungaria fik ndriçimin dekorativ në disa monumente ikonike të Budapestit, në një përpjekje për të kursyer energji

Vala ekstreme e të nxehtit/ Hungaria fik ndriçimin dekorativ në disa monumente ikonike të Budapestit, në një përpjekje për të kursyer energji

nga Fast News
16:38 | 06/08/2026
0

Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

nga Fast News
16:30 | 06/08/2026
0

Njihuni me Kremena Yordanova dhe Todd Rowe, dy folësit e radhës në AllWeb 2026

Njihuni me Kremena Yordanova dhe Todd Rowe, dy folësit e radhës në AllWeb 2026

nga Fast News
16:26 | 06/08/2026
0

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

nga Fast News
10:00 | 06/08/2026
0

Recent News

Vala ekstreme e të nxehtit/ Hungaria fik ndriçimin dekorativ në disa monumente ikonike të Budapestit, në një përpjekje për të kursyer energji

Vala ekstreme e të nxehtit/ Hungaria fik ndriçimin dekorativ në disa monumente ikonike të Budapestit, në një përpjekje për të kursyer energji

16:38 | 06/08/2026
Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

Kompanitë shtetërore në likuidim, qeveria krijon Operatorin që do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

16:30 | 06/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora