Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Bizneset pesimistë, konsumatorët optimistë. Dinamikat e forta të ekonomisë në korrik

nga Fast News
12 minutes më parë
në Ekonomi
0
Bizneset pesimistë, konsumatorët optimistë. Dinamikat e forta të ekonomisë në korrik
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bizneset janë pesimistë, ndërsa konsumatorët optimistë për gjendjen e ekonomisë. Është kjo situata që ilustron vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë. Sipas këtij vrojtimi, treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ra me 1 pikë në muajin korrik, një ecuri që u përcaktua nga rënia e besimit në të gjithë sektorët e biznesit, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe tregtisë. Ndërkohë, treguesi i besimit konsumator regjistroi rritje.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) ra lehtësisht me 0.8 pikë përqindje në muajin korrik, i ndikuar nga vlerësimet më pak optimiste për kontratat porositëse të eksportit. Niveli i TBI-së qëndron rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren e vet historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë në rënie krahasuar me ato të një muaji më parë.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) ra me 4.6 pikë përqindje në muajin korrik. Ky tregues qëndron rreth 6 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Në rënien e TBN-së ndikuan të dy komponentët: vlerësimi i bizneseve për aktivitetin ndërtues dhe porositë aktuale. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra me 2.4 pikë përqindje. Niveli i TBSH-së qëndron rreth 5.5 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit, si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rënie. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u reduktua me rreth 3.2 pikë përqindje në muajin korrik, i ndikuar kryesisht nga vlerësime jo optimiste për ecurinë e biznesit. Edhe treguesi i punësimit në të ardhmen dha kontribut rënës në TBT, por në masë më të ulët. Ndonëse në rënie, niveli i TBT-së qëndron rreth 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë vlerësuar në rritje.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) regjistroi një vlerë më të lartë me rreth 2.2 pikë përqindjeje, duke qëndruar rreth 1.2 pikë përqindje mbi nivelin e mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan lehtësisht me rritje të gjithë komponentët përbërës të treguesit: vlerësimin e situatës ekonomike të vendit, situatën e tyre financiare në të ardhmen, si dhe blerjet në shuma të mëdha aktuale dhe në të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve në të ardhmen janë rishikuar për poshtë.

Etiketa: aktualitet
Pas

Strategjia e re Kombëtare, si do të zhvillohen marrëdhëniet me diasporën

Para

Bota mund të mbetet pa çokollatë

Para
Bota mund të mbetet pa çokollatë

Bota mund të mbetet pa çokollatë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bota mund të mbetet pa çokollatë

Bota mund të mbetet pa çokollatë

nga Fast News
17:32 | 03/08/2026
0

Bizneset pesimistë, konsumatorët optimistë. Dinamikat e forta të ekonomisë në korrik

Bizneset pesimistë, konsumatorët optimistë. Dinamikat e forta të ekonomisë në korrik

nga Fast News
17:26 | 03/08/2026
0

Strategjia e re Kombëtare, si do të zhvillohen marrëdhëniet me diasporën

Strategjia e re Kombëtare, si do të zhvillohen marrëdhëniet me diasporën

nga Fast News
15:46 | 03/08/2026
0

114 mln euro investime në sektorin energjetik, firmosen 3 marrëveshjet me Gjermaninë

114 mln euro investime në sektorin energjetik, firmosen 3 marrëveshjet me Gjermaninë

nga Fast News
14:43 | 03/08/2026
0

Recent News

Bota mund të mbetet pa çokollatë

Bota mund të mbetet pa çokollatë

17:32 | 03/08/2026
Bizneset pesimistë, konsumatorët optimistë. Dinamikat e forta të ekonomisë në korrik

Bizneset pesimistë, konsumatorët optimistë. Dinamikat e forta të ekonomisë në korrik

17:26 | 03/08/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora