Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Parashikimi i BSH: Ekonomia me rritje, tensionet gjeopolitike mbeten rrezik

nga Fast News
1 month më parë
në Ekonomi
0
Parashikimi i BSH: Ekonomia me rritje, tensionet gjeopolitike mbeten rrezik

Gent Sejko

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekonomia shqiptare do të vijojë të ketë rritje ekonomike pozitive në vijim, ndërkohë që tensionet gjeopolitike, kryesisht konflikti në Lindjen e Mesme, mbeten burim rreziku. Është ky parashikimi që ka bërë Banka e Shqipërisë. Këshilli Mbikëqyrës i BSH ka analizuar ecurinë e deritanishme të ekonomisë dhe ka dalë me disa konstatime për pjesën e mbetur të vitit.

“Përditësimi i parashikimeve për të ardhmen sugjeron se ekonomia shqiptare do të vijojë të qëndrojë në një trajektore pozitive të rritjes ekonomike dhe pranë potencialit. Po ashtu, inflacioni parashikohet të qëndrojë pranë, por mbi objektiv, në periudhën afatshkurtër dhe të zbresë gradualisht drejt objektivit në periudhën afatmesme. Në këto rrethana, goditja e ofertës nga tregjet ndërkombëtare pritet të ketë efekte kalimtare në ekonominë e vendit”, deklaroi Gent Sejko, guvernator i BSH-së.

Bazuar në këto konsiderata, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar qëndrimin e politikës monetare.

Mgjithatë, zhvillimet gjeopolitike mbeten rrezik për ecurinë globale dhe atë shqiptare. “Tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme mbeten një burim rreziku dhe pasigurie mbi ekonominë botërore dhe atë shqiptare. Ndikimi i këtij konflikti në tregjet ndërkombëtare e mban balancën e rreziqeve të zhvendosur në kahun e sipërm për inflacionin dhe në kahun e poshtëm për rritjen ekonomike në afatin e mesëm”, tha guvernatori.

Këshilli Mbikëqyrës gjykoi se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për momentin. Ky qëndrim mundëson përmbushjen e parashikimeve të skenarit bazë, duke i ofruar ekonomisë shqiptare kushte të përshtatshme monetare për kthimin e inflacionit në objektiv. Gjithashtu, ai adreson pasigurinë mbi ecurinë e ekonomisë dhe të inflacionit në të ardhmen, si dhe efektin frenues në inflacion të kahut konsolidues të politikës fiskale dhe të forcimit të kursit të këmbimit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Këshilli Mbikëqyrës thekson se reagimi i politikës monetare do të vijojë të orientohet, në çdo rast, drejt respektimit të objektivit të stabilitetit të çmimeve. Në këtë kontekst, ai vëren se një inflacion mbi objektiv, i zgjatur në kohë ose i shkëputur ndjeshëm prej tij, rrezikon të shndërrohet në presione inflacioniste të qëndrueshme dhe afatgjata.

Në këtë kuadër, Këshilli Mbikëqyrës do të monitorojë me kujdes e në vazhdimësi situatën. Bazuar në të dhënat e reja, ai mbetet i gatshëm të reagojë në kohën, kahun dhe me forcën e duhur, ndaj çdo rreziku material mbi stabilitetin e çmimeve.

Etiketa: aktualitet
Pas

Cili rrjet social përdoret më shumë nga shqiptarët?

Para

Beteja me zjarret, 7 vatra aktive në vend

Para
Beteja me zjarret, 7 vatra aktive në vend

Beteja me zjarret, 7 vatra aktive në vend

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të rinjtë kthejnë sytë nga zanatet, 910 nxnës në arsimin e mesëm profesional

Të rinjtë kthejnë sytë nga zanatet, 910 nxnës në arsimin e mesëm profesional

nga Fast News
18:22 | 14/09/2026
0

Çmimet “nën lupë”, zv.ministri: Do të identifikojmë hallkën ku shtrenjtohen produktet

Çmimet “nën lupë”, zv.ministri: Do të identifikojmë hallkën ku shtrenjtohen produktet

nga Fast News
17:36 | 14/09/2026
0

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

nga Fast News
17:31 | 14/09/2026
0

Modele globale për partneritete akademike të qëndrueshme

Samiti i 18 i BRICS-it në Nju Dehli

nga Fast News
11:17 | 14/09/2026
0

Recent News

Të rinjtë kthejnë sytë nga zanatet, 910 nxnës në arsimin e mesëm profesional

Të rinjtë kthejnë sytë nga zanatet, 910 nxnës në arsimin e mesëm profesional

18:22 | 14/09/2026
Çmimet “nën lupë”, zv.ministri: Do të identifikojmë hallkën ku shtrenjtohen produktet

Çmimet “nën lupë”, zv.ministri: Do të identifikojmë hallkën ku shtrenjtohen produktet

17:36 | 14/09/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora