Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Beteja me zjarret, 7 vatra aktive në vend

nga Fast News
3 months më parë
në Ekonomi
0
Beteja me zjarret, 7 vatra aktive në vend
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarret janë bërë sërish problem, teksa orët e fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, vatrat aktive janë në zonat Riban dhe Ngraçan në bashkinë Mallakastër, Dajt, Shqiponjë, malin e Dardhës dhe Mjekës në qarkun e Elbasanit, si dhe në zonën malore mes Stegopullit dhe Selckës në bashkitë Libohovë dhe Dropull.

Situata më problematike paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan të Mallakastrës, ku zjarri ka marrë përmasa dhe po punohet për të penguar përhapjen drejt zonave të banuara.

Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Ndërkohë, në zonën e Dajtit vijon puna për shuarjen e zjarrit me angazhimin e forcave të MZSH-së, Administratës së Zonave të Mbrojtura, 50 efektivëve të FA-së dhe një helikopteri të Forcës Ajrore. Autoritetet bëjnë me dije se nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun e Elbasanit vijojnë ndërhyrjet në vatrat e Shqiponjës, malit të Dardhës dhe fshatit Mjekës. Zjarret në Shqiponjë dhe Mjekës janë nën kontroll, ndërsa nuk raportohet rrezik për banorët.

Në zonën malore ndërmjet Stegopullit dhe Selckës, në bashkitë Libohovë dhe Dropull, zjarri ka kaluar në majën e malit dhe ka rritur intensitetin brenda një zone të mbrojtur, por pa paraqitur rrezik për zonat e banuara.

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë shpatin e Malit të Gjerë, mbi fshatin Levenisht, në vendin e quajtur Milava.

Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në Gjirokastër, flakët janë favorizuar nga terreni i vështirë dhe bimësia e dendur, duke krijuar rrezik për përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera.

Në Penkovë të bashkisë Selenicë zjarri është shuar plotësisht, pasi preku rreth 2 hektarë pyll me pisha dhe 40 automjete të braktisura. Në Gumenicë vijon puna për shuarjen e një vatre me shkurre, ndërsa në Vërzhezhë të Skraparit situata është vendosur nën kontroll.

Për menaxhimin e situatës janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor”.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe strukturat e mbrojtjes civile vijojnë monitorimin e territorit dhe koordinimin e ndërhyrjeve për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Etiketa: aktualitet
Pas

Parashikimi i BSH: Ekonomia me rritje, tensionet gjeopolitike mbeten rrezik

Para

Faturat e papaguara mund të ekzekutohen në gjykatë pa paralajmërim dhe me kosto zero

Para
Faturat e papaguara mund të ekzekutohen në gjykatë pa paralajmërim dhe me kosto zero

Faturat e papaguara mund të ekzekutohen në gjykatë pa paralajmërim dhe me kosto zero

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

nga Fast News
17:20 | 10/11/2026
0

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

nga Fast News
16:45 | 10/11/2026
0

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

PET-Scan në sistemin publik, 250 milionë lekë financim në 2027

nga Fast News
16:20 | 10/11/2026
0

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja,  “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

Qeverisja elektronike, ndryshime të reja, “Pasqyra Albania” për transparencë dhe komunikim

nga Fast News
15:46 | 10/11/2026
0

Recent News

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

Lindjet bien me 10.5%, Tirana mban pozitiv bilancin natyror të Shqipërisë

17:20 | 10/11/2026
Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

Bankat në Shqipëri, 24 miliardë lekë fitim në 9 muajt e parë të vitit 2026

16:45 | 10/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora