Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Inflacioni pëson rënie në mars, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Inflacioni pëson rënie në mars, por çmimet e ushqimeve mbeten të larta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Inflacioni u ngadalësua në mars, por çmimet e ushqimeve mbetën të larta. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, inflacioni muajin e kaluar zbriti në 5.3%, ndrëkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues ishte 5,7%. Inflacioni ka pësuar zbritje nga 7.1% që ishte në shkurt dhe 8.3% që arriti në tetor 2022, duke shënuar rekordin që nga viti 1998.

Rënia e inflacionit ishte e pritshme, për shkak të bazës së lartë të muajit mars të vitit të kaluar, kur filloi një valë shtrenjtimesh të mallrave e produkteve si rrjedhojë e pasojave që dha sulmi I Rusisë ndaj Ukrainës në zinxhirin global të furnizimit. Psh, nafta në mars të vitit të kaluar arriti deri në 260 lekë për litër, ndërsa aktualisht është më pak se 190 lekë. Në mars 2022 filloi dhe shtrenjtimi I drithërave, vajit e produkteve të tjera ushqimore.

Ndonëse çmimet e karburanteve janë ulur, ushqimet vijojnë shtrenjtimin me ritme dy shifrore. Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” kanë pësuar një rritje prej 11,0%. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 20,6 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 15,9 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 13,6 %, “mish” me 11,4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 8,0 %, “bukë dhe drithëra” me 5,6 %, etj.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Grupet që kanë pasuar janë “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6%, “Argëtim dhe kulturë” me 4,7%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,6%, “Veshje dhe këpucë” me 3,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6%, “Shërbimi arsimor” me 2,0%, “Komunikimi” me 1,4% dhe “Shëndeti” me 1,1%. Nga ana tjetër grupi “Transporti” shënoi ulje me 7,5%.

Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, inflacioni pritet të kthehet në objektivin e 3% vitin e ardhshëm.

Pas

Qeveria miraton projektligjin e pagave, Rama: Ja kujt do t’i bëhet paga 900 euro

Para

5 pengesat më të mëdha drejt suksesit

Para
5 pengesat më të mëdha drejt suksesit

5 pengesat më të mëdha drejt suksesit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

nga Fast News
10:40 | 21/04/2026
0

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

nga Fast News
10:36 | 21/04/2026
0

Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

Varësia teknologjike e prindërve ndikon te fëmijët

nga Fast News
09:44 | 21/04/2026
0

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

nga Fast News
09:42 | 21/04/2026
0

Recent News

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

Bashkia e Tiranës hap thirrjen për kreditë e buta, ja afatet e aplikimit

10:40 | 21/04/2026
Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

Shtohen të ardhurat në buxhet, 13.3% rritje në tremujorin e parë

10:36 | 21/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora