Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Merrnin 10-30 mijë lekë për xhamat e zinj/ Skema: Ja si bashkëpunonin zyrtarët e Transportit Rrugor dhe mjeku

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Merrnin 10-30 mijë lekë për xhamat e zinj/ Skema: Ja si bashkëpunonin zyrtarët e Transportit Rrugor dhe mjeku
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Të tjera detaje dalin nga arrestimi i zyrtarëve të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe mjekut të familjes në Tiranë, pasi akuzohen për korrupsion me xhamat e zinj të makinave.

Policia njofton se zyrtarët e Transportit Rrugor dhe mjeku i familjes u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 – 30.000 lekë të rinj.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Xhamat e errësuar”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Vihen në pranga 7 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Finaciar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të hetimeve dhe në funksion të procedimit penal të regjistuar dy muaj më parë, si rezultat i veprimeve të kryera bënë ndalimin e shtetasve:

– Q. D., 31 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;

– E. R., 34 vjeç, banues në Sallmone, Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim, me detyrë administrator në një servis për veshje xhamash të errësuar;

– E. Z., 26 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” kryer në bashkëpunim”, punonjës në servisin për veshjen e xhamave të errësuar;

– Y. G., 61 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, me detyrë punonjëse në një agjenci sigurimesh;

– A. F., 38 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, me detyrë administrator në agjencinë e targimit të automjeteve në Xhafzotaj;

– A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore nga personi që ka për detyrë lëshimin e tyre”, me detyrë mjek pranë Qendrës Shëndetësore Kamzë;

– Z. N., 27 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, me detyrë specialist në Qendrën e Kontrollit Teknik pranë DRSHTRR Durrës.

Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit R. A., 22 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të kundërligjshme, u premtonin dhe u siguronin disa shtetasve nga Tirana dhe Durrësi, certifikata përshtatshmërie për xhamat e errësuar të automjeteve, kalimin e kontrollit teknik të mjeteve dhe pajisjen me dokumente mjekësore për mospërdorimin e rripit të sigurimit, kundrejt shpërblimit monetar nga 10.000 – 30.000 lekë të rinj.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Pas

Shqyrtohet sot kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Para

Momenti i frikshëm/Aeroplani thuajse përmbyset nga era e fortë në Aeroport

Para
Momenti i frikshëm/Aeroplani thuajse përmbyset nga era e fortë në Aeroport

Momenti i frikshëm/Aeroplani thuajse përmbyset nga era e fortë në Aeroport

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora