Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Falsifikuan raportin për sherrin brenda burgut, shefi i burgut të Reçit edhe dy zyrtarë të tjerët e pësojnë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Falsifikuan raportin për sherrin brenda burgut, shefi i burgut të Reçit edhe dy zyrtarë të tjerët e pësojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pezullohen nga puna tre zyrtarë të burgut të Reçit në Shkodër.

Në njoftim thuhet se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e burgut, po ashtu dhe shefi i policisë së burgut dhe një nënkomisar.

Urdhrin për ekzekutimin e vendimit e ka dhënë Prokuroria e Shkodrës, pasi hetimi doli në përfundimin se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, mes disa të dënuarve.

Ku në datën 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Me urdhër të drejtorit si dhe shefit të policisë, nënkomisari Qosku ka ndryshuar raportin për ngjarjen, duke falsifikuar firmat e dy punonjësve të policisë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Njoftimi i plotë:

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Sistemit të Burgjeve më 12.1.2022, zbatoi urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ekzekutim  vendimi penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, me nr.20 (40), datë 11.01.2022 për caktimin e masës së sigurimit ndaluese “Pezullim i ushtrimit të detyrës në IEVP Reç”, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale për tre zyrtarë:

1-“M.M.”, Drejtori i IEVP-së Reç, Shkodër;

2-“R.B.”, Shefi i Policisë së IEVP-së Reç, Shkodër;

3-“G.Q.”, Nënkomisar Specialist Policie në IEVP-në Reç, Shkodër,

Urdhërin për ekzekutimin e vendimit e dha Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi hetimi vërtetoi se zyrtarët falsifikuan raportet për një ngjarje në IEVP-në Reç, Shkodër mes disa të dënuarve.

SHKBB ka marrë dijeni në rrugë operative se kishte dyshime se në IEVP-në e Reçit, Shkodër ishin administruar dokumenta të falsifikuar.

Në këto kushte, pasi u vunë përballë këtij fakti, u kryen veprime proceduriale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe duke qenë se provat ishin të mjaftueshme Gjykata mori vendimin e sipërcituar.

Qëllimi i zyrtarëve ishte që të krijonin kushte lehtësuese duke hartuar raporte të falsifikuar për të dënuarit autorë përkundër ndëshkimit sipas ligjit, me arsyetimin se kishte ndodhur një konflikt verbal.

Më 20 korrik 2021, rreth orës 10:25 në ambientet e ajrimit në IEVP të dënuarit “E.Ç.”, “F.G.” dhe “P.N.”, dhunuan me shkelma dhe grushte bashkëvuajtësin “E.Z.”.

Nënkomisar “G.Q.” përpiloi raport shërbimi të ngjarjes për autorët. Mandej, me urdhër të drejtorit dhe Shefit të Policisë, ai hartoi raport të dytë dhe kreu falsifikimin e firmave të efektivëve të policisë “G.Q.” dhe “E.Z.”.

Puna vazhdoi mbi raportet e falsifikuar në Komisionin Disiplinor, që kishte anëtar drejtorin Meta dhe shefin e policisë Bundo.

Më tej, hetimet vërtetuan falsifikimin e kryer në bashkëpunim, u morën deklarimet dhe u administrua i gjithë dokumentacioni i falsifikuar.

Pas

“Ti hapi këmbët, unë e mjel”, Monika- Ilirit: Bëje me gruan tënde

Para

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë ishte 7.2% në 2021, pritet 3.8% këtë vit

Para
Banka Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë ishte 7.2% në 2021, pritet 3.8% këtë vit

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë ishte 7.2% në 2021, pritet 3.8% këtë vit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

nga Fast News
12:30 | 28/07/2026
0

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

nga Fast News
12:06 | 28/07/2026
0

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

Besa Sharrah: Duke ndërtuar ura mes inxhinierisë, shërbimit publik dhe lidershipit

nga Fast News
11:59 | 28/07/2026
0

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj

nga Fast News
11:55 | 28/07/2026
0

Recent News

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

Nisma e re e qeverisë/ Operator publik për bashkitë, jepen 69 mln euro nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit

12:30 | 28/07/2026
“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

“Besa” kërkon të diskutojmë jo sa u rrit PBB-ja por si u nda ajo!

12:06 | 28/07/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora