Është një nga artistet më të dashura për publikun si për zërin ashtu edhe për stilin e saj të veçantë.
Soni Malaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos për jetën e saj privatë.
Prej katër vitesh, Soni është në një lidhje me Klevin, një djalë i panjohur për publikun.
Edhe pse këngëtarja është treguar mjaft hermetike duke ruajtur privatësinë e saj, nuk ju ka shpëtuar fotografëve në evente të ndryshme ku ajo ka marrë pjesë.
Ishte vetë Soni e cila tashmë ka bërë publike lidhjen e saj, duke publikuar kështu një foto bashkë me të dashurin në rrjetin social ‘instastory’.