Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bashkia Tiranë 415 mijë euro për vlerësimin e 22 ndërtesave, një pjesë të vlerësuara më parë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Bashkia Tiranë 415 mijë euro për vlerësimin e 22 ndërtesave, një pjesë të vlerësuara më parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy javë pas tërmetit të nëntorit 2019, Bashkia Tiranë kontraktoi 415 mijë euro për vlerësimin e 22 ndërtesave publike në pronësi të saj, kopshte, shkolla dhe konvikte.

Sikurse njofton buletini i prokurimeve publike,  më 13 dhjetor 2019, Bashkia Tiranë ka lidhur 17 kontrata konsulence me 7 kompani, me negocim direkt, pa bërë thirrje paraprake për oferta, por duke i kontaktuar direkt vetë kompanitë.

Bashkia ka paguar mesatarisht rreth 19 mijë euro për vlerësimin e një ndërtese të vetme, çfarë duket shumë marramendëse.

Firma Net Group shpk është përfituesja kryesore monetare me €135 mijë në Total. Ajo është paguar €113 mijë për vlerësimin e dy ndërtesave dyshe në Qytetin Studenti—konviktet 20-21 dhe 22-23—dhe €22 mijë euro për vlerësimin e ndëtesës së shkollës 9-vjeçare “Hasan Vogli”.

Firmat Instituti Dekliada shpk, Taulant shpk dhe Arkonstudio kanë fituar nga tre kontrata secila. Taulant shpk është paguar rreth €67 mijë për vlerësimin e shkollave “Mangull”, “Emin Duraku” dhe “Asim Vokshi”; Arkstudio u pagua €35 mijë vlerësimin e shkollave në Pajan, Pezë e Vogël dhe Pezë Helmes; Instituti Dekliada u pagua 30 mijë euro për 2 kopshte dhe një shkollë në Gurrë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Arkonstudio është kompania që, sikurse Exit News ka hulumtuar, figuronte fiktivisht në letër si projektuese e shkollës Servete Maçi,  për të mbuluar përfiutuesin e vërtetë firmën StudioArch4, drejtuesit e së cilës janë ish-punonjës të Bashkisë Tiranë.

Kontraktimet e Bashkisë Tiranë gjallin edhe më shumë dyshime nga fakti se disa nga ndërtesat objekt i kontratave, ishin vlerësuar më parë dhe gjendja e tyre ishte bërë e njhur publikisht.

Më 9 dhjetor, në ditën e rifillimit të mësimit, Ministria e Arsimit bëri publike një listë me shkollat që nuk do hapeshin, pasi ishin vlerësuar me dëme serioze. Mes tyre bënin pejsë edhe shkolla — si ajo në Pezë të Vogël dhe shkolla në Pajan — për vlerësimin e të cilave Bashkia Tiranë vendosi një javë më pas të paguante dhjetëra mijëra euro.

Ky fakt ngre dyshime se kontratat e Bashkisë Tiranë për vlerësimin e këtyre ndërtesave mund të jenë fiktive. Më 8 janar mediat publikuan të plotë listën e shkollave të vlerësuara, 13 prej tyre ishte vendosur të rindërtoheshin.

Zgjedhja e procedurës së kontraktimit me negocim direkt, pa shpallje dhe pa konkurencë, duke kontaktuar në mënyrë arbitrare firmat që kanë dashur është një procedurë që lë të hapur çdo lloj abuzimi.

Kjo lloj qasje Bashkisë Tiranë i është mundësuar nga procedurat emergjente të lejuar me vendim qeverie në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, gjendje e cila është shtyrë deri në fund të muajit mars 2020./Exit.al/

 

Pas

Mbledhja e Bashës/ Opozita diskuton protestat, ja kur mund të thirren qytetarët në shesh

Para

Më në fund!/ Instagram-i sjell opsionin që të gjithë e kemi pritur prej kohësh

Para
Më në fund!/ Instagram-i sjell opsionin që të gjithë e kemi pritur prej kohësh

Më në fund!/ Instagram-i sjell opsionin që të gjithë e kemi pritur prej kohësh

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

nga Fast News
12:31 | 14/05/2026
0

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

nga Fast News
12:26 | 14/05/2026
0

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

nga Fast News
12:24 | 14/05/2026
0

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

Verë me EasyPay: Pyetjet që bëhen më shpesh

nga Fast News
16:42 | 13/05/2026
0

Recent News

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

Qeveria vendos kufi për PPP-të dhe koncensionet, s’ka më kontrata nën 5 mln lekë

12:31 | 14/05/2026
AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

AI po e kthen inteligjencën emocionale në “superfuqi” në punë, 4 shenja që tregojnë nëse e keni

12:26 | 14/05/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora