Në konferencën e përbashkët për shtyp mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe shefes së politikës së jashtme të BE-s, Federika Mogerini janë dëgruar disa mesazhe të rëndësishme.
Mes tyre kanë qenë edhe tre sukseset që ka arritur vendi ynë në rrugën drejt hapjes së negociatave. Ka qenë vendë zyrtarja e lartë e Brukselit që i ka renditur këto suksese të Shqipërisë, që sipas saj janë arritje konkrete dhe që mund t’i kenë zili edhe vende që tashmë janë anëtare të Bashkimit Europian.
“Keni treguar rezultate konkrete për reformat. Ju përgëzoj për punën që keni bërë. Besoj që ju po kaloni një proces transformimi të Reformës në Drejtësi. 1- Është arritur me reformën, ju keni arritur të keni një reformë që do ishte shembull edhe për disa nga shtetet anëtare të BE. Vettingu ka sjellë rezultate të prekshme. Ne e shohim sa krenarë janë shqiptarët për vettingun. 80% e qytetarëve shqiptarë e mbështesin. 2- Ulja drastike e kultivimit të kanabisit. Po sjell rezultate mbresëlënëse. 3- Janë ndërmarrë shumë operacione për shpërbërjen e grupeve kriminale. Ne duhet të jemi mbështetës ndaj Shqipërisë për të objektivin e saj drejtë BE-së. Është përgjegjësia jonë që ne të njohim punën tuaj dhe të japim vlerësime pozitive. Besoj se çelja e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet ta marrim lehtë. Ti përdorim javët në vijim për të punuar që shtete anëtare të BE-së të njohin punën e tyre. Vazhdoni jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj europianë që të kenë më shumë besim te Shqipëria dhe e ardhmja jonë europiane”, u shpreh Mogherini.