Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Vetëvendosje hedh akuza të forta: Taksa ndaj Serbisë nuk po zbatohet, ja kush është përgjegjës

nga Fast News
8 years më parë
në Të gjitha
0
Vetëvendosje hedh akuza të forta: Taksa ndaj Serbisë nuk po zbatohet, ja kush është përgjegjës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës, deri më tani qëndron e vendosur dhe nuk është zmbrapsur nga vendimi për tarifën 100 për qind, i cili vazhdon të mbetet në fuqi, pavarësisht thirrjeve të vazhueshme të SHBA.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur shqetësime se tarifa e vendosur ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk është duke u zbatuar në tërësi.

Përmes një konference për mediat, kanë bërë përgjegjës për lejimin e kontrabandës së mallrve Ministrinë e Financave dhe institucionet në varësi si Dogana dhe Anti-kontrabanda si dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Policia e Kosovës.



Anëtari i Vetëvendosjes, Salih Zyba tha se në treg janë duke u vërejtur manipulime të shumta duke përdorur flamujt e vendosur pranë produkteve. “Ka manovra të shumta me flamuj që janë të vendosur e nuk po përkojnë me vendet e origjinës siç e kërkon udhëzimi administrativ”, deklaroi Zyba.

Sipas Vetëvendosjes të dhënat e Doganës së Kosovës për importin, janë në mospërputhje me produktet që gjenden në treg.

Por pretendimet se në treg po qarkullojnë mallra të kontrabanduar nga Serbia i ka kundërshtuar Qeveria e Kosovës. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, të shtunën, ka konfirmuar se në tregun vendor nuk ka produkte të Serbisë që mund të konsiderohen si mall i kontrabanduar apo mall që nuk ka kaluar të gjitha procedurat e rregullta doganore.

“Deri më tash, përkundër inspektimeve të shpeshta në tregun e Republikës se Kosovës nuk është gjetur mall i cili mund të konsiderohet mall i kontrabanduar”, ka thënë Shala.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina është në fuqi që nga 21 nëntor i vitit të kaluar.

Kujtojmë se taksa  e vendosur nga Kosova, kundrejt mallrave Serbe ka shkaktuar shumë tension midis vendeve. Ndërkohë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, qëndron ende i palëkundur nga vendimi për taksën.

Pas

Nuk shkarkuan Markun, Vasili sulmon sërish KLP: Ja epiteti që i vendos

Para

Haradinaj nuk tërhiqet: Kosova nuk jep tokë për njohje

Para
Haradinaj nuk tërhiqet: Kosova nuk jep tokë për njohje

Haradinaj nuk tërhiqet: Kosova nuk jep tokë për njohje

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

nga Fast News
18:25 | 17/11/2026
0

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

nga Fast News
17:37 | 17/11/2026
0

Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

Pas Diellës vjen Gjoni, Rama zbulon personazhin e ri të prokurimeve

nga Fast News
16:15 | 17/11/2026
0

Kur teknologjia ecën më shpejt se mbikëqyrja financiare

Bota në pritje të takimit historik Trump, Xi dhe Putin

nga Fast News
16:00 | 17/11/2026
0

Recent News

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

Rama kërkon partneritet me Japoninë për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish

18:25 | 17/11/2026
Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

Sigurimi i makinave ndryshon, 15 ditë mbulim pas skadimit

17:37 | 17/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora