Aktualitet Archives - Fast News Economy

Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian të përfshihen gradualisht në vendimmarrjen europiane, edhe përpara anëtarësimit të plotë. Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, që po zhvillohet në Bruksel, Rama u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e tryezës europiane, ndërsa procesi i integrimit dhe përmbushja e kritereve të vijojnë sipas meritës.

Në panelin me temë “Arritjet e zgjerimit: Reforma, Investime dhe Rritje”, ku morën pjesë edhe kryeministrat e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe Komisioneri Europian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, Rama mbështeti idenë e integrimit gradual, duke theksuar se Plani i Rritjes është një instrument që e reflekton këtë qasje.

Sipas tij, procesi i anëtarësimit i bazuar në meritë nuk duhet të ndryshojë, pasi ai është në interes të vetë vendeve kandidate dhe shërben si një mekanizëm për forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e funksionimit të shtetit. Megjithatë, kryeministri theksoi se ajo që mungon është vullneti politik i Bashkimit Europian, duke argumentuar se vendimet e zgjerimit shpesh pengohen nga zhvillimet e brendshme politike në vendet anëtare.

“Është koha që Komisioni Europian, Këshilli dhe shtetet anëtare t’i sjellin të shtatë vendet rreth tryezës. Secili prej të shtatëve duhet të jetë absolutisht pjesë e tryezës, por secili mund të përfitojë nga tryeza pikërisht atë që thotë procesi i bazuar në meritë”, u shpreh Rama. Gjatë diskutimit, kryeministri u pyet edhe për ndikimin që protestat e muajve të fundit në Shqipëri mund të kenë pasur në imazhin e vendit dhe në procesin e integrimit europian. Rama i cilësoi ato si shprehje të një shoqërie që kërkon më shumë nga qeverisja dhe zhvillimi ekonomik.

Ai theksoi se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë vëmendje dhe të ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën se si përfitojnë nga transformimi ekonomik i vendit, investimet dhe rritja ekonomike. Një tjetër çështje e ngritur nga Rama ishte marrëdhënia mes Serbisë dhe Kosovës. Duke komentuar interpretimin e një kënge me përmbajtje nacionaliste në prag të forumit, ai kërkoi që mesazhe të tilla të mos rikthejnë tensionet historike në rajon. Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve dhe njohja e Kosovës nga Serbia do të ishte në interes të të gjithë rajonit. Në përfundim, Rama nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për integrimin europian dhe nuk kërkon alternativa ndaj Bashkimit Europian, duke deklaruar se vendi synon të bëhet pjesë e tij, pavarësisht vështirësive dhe kohëzgjatjes së procesit.

The post Rama në Bruksel: Shqipëria kërkon të jetë në tryezën e BE-së para anëtarësimit appeared first on Fast News Economy.

Krujë/ Nis digjitalizimi i hartave kadastrale, procesi përfshin 43 zona
Ka nisur procesi i digjitalizimit të hartave kadastrale në Bashkinë Krujë, ku do të përfshihen gjithsej 43 zona kadastrale. Punimet do të zhvillohen sipas një kalendari të përcaktuar, me synim modernizimin dhe përditësimin e informacionit mbi pronat në sistemin kadastral. Procesi do të nisë me inventarizimin dhe skanimin e planshetave të hartave ekzistuese. Më pas do të vijojë gjeoreferimi, për përcaktimin e pozicionimit të saktë gjeografik të të dhënave, dhe në fazën përfundimtare do të kryhet digjitalizimi dhe integrimi i hartave në sistem.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të punimeve, qytetarët duhet të kenë parasysh kufizimet e përkohshme në marrjen e disa shërbimeve kadastrale. Sipas njoftimit, shërbimet që kërkojnë ndërhyrje mbi hartën kadastrale do të pezullohen përkohësisht në zonat ku po punohet, me një afat që mund të zgjasë deri në 21 ditë, në varësi të kalendarit të ndërhyrjeve. Ndërprerja nuk do të prekë të gjitha shërbimet, pasi ato që nuk lidhen drejtpërdrejt me hartën kadastrale do të vijojnë të ofrohen normalisht. Për qytetarët që planifikojnë të kryejnë procedura mbi pronat, rekomandohet të informohen paraprakisht për kalendarin e punimeve në zonën e tyre.

The post Krujë/ Nis digjitalizimi i hartave kadastrale, procesi përfshin 43 zona appeared first on Fast News Economy.

Strategjia 2030/ Rrjeti i autobusëve drejt riorganizimit, parashikohen linja të reja
Linjat e transportit ndërqytetës të udhëtarëve pritet t’i nënshtrohen një riorganizimi të thellë deri në vitin 2030, me synimin për të eliminuar mbivendosjet, për të përmirësuar lidhjet mes qyteteve dhe për të garantuar shërbim edhe në zonat ku aksesi në transport është i kufizuar. Reforma është pjesë e Strategjisë Sektoriale të Transportit 2030, e cila parashikon rishikimin e itinerareve, koordinimin e orareve dhe modernizimin e flotës së autobusëve.

Sipas dokumentit, organizimi aktual i transportit ndërqytetës përcaktohet kryesisht nga oferta e operatorëve në treg dhe jo nga një analizë e plotë e nevojave për lëvizshmëri. Kjo ka sjellë mbivendosje të linjave, modele joefikase shërbimi, përdorim të autobusëve të vjetër dhe raste të funksionimit informal. Për të adresuar këto problematika, strategjia parashikon realizimin e një vlerësimi kombëtar të kërkesës për transport, duke marrë në konsideratë shpërndarjen e popullsisë sipas qarqeve dhe bashkive, nevojat e zhvillimit rajonal, si dhe raportin mes ofertës dhe kërkesës për udhëtime.

Në bazë të kësaj analize do të rishikohen linjat ekzistuese, me synimin për të hequr itineraret e përsëritura ose të mbivendosura. Linjat që rezultojnë me performancë të ulët mund të konsolidohen ose bashkohen, ndërsa për zonat që kanë mungesë të shërbimit do të krijohen lidhje të reja transporti.

Një tjetër drejtim i reformës është rinovimi gradual i flotës së autobusëve. Përmes stimujve fiskalë dhe skemave të financimit, synohet të nxiten operatorët privatë të investojnë në mjete elektrike, hibride dhe me emetime të ulëta, duke reduktuar ndotjen dhe përmirësuar cilësinë e shërbimit. Strategjia parashikon gjithashtu përdorimin e procedurave konkurruese të prokurimit dhe lidhjen e kontratave të shërbimit publik të bazuara në performancën e operatorëve. Paralelisht, do të synohet rritja e standardeve për sigurinë, komoditetin e udhëtarëve dhe aksesueshmërinë për personat me aftësi të kufizuara.

Përmes këtyre ndërhyrjeve, synohet krijimi i një rrjeti më të organizuar të transportit ndërqytetës, ku linjat dhe oraret të përcaktohen në përputhje me nevojat reale të qytetarëve dhe zhvillimin e territorit.

The post Strategjia 2030/ Rrjeti i autobusëve drejt riorganizimit, parashikohen linja të reja appeared first on Fast News Economy.

225 milionë lekë nga qiratë e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka arkëtuar rreth 225 milionë lekë nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara gjatë periudhës janar–tetor 2026. Të ardhurat kanë shënuar një rritje prej 25.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave financiare të Agjencisë, në dhjetë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar 224.9 milionë lekë, nga 179.7 milionë lekë në janar–tetor 2025. Në vlerë absolute, bëhet fjalë për 45.2 milionë lekë më shumë se një vit më parë. Ecuria mujore tregon se gjatë vitit 2026 të ardhurat nga qiradhënia kanë qenë më të larta se në vitin 2025 në nëntë nga dhjetë muajt e analizuar. Rritja më e fortë është regjistruar në muajin maj, kur arkëtimet arritën në 23.7 milionë lekë, nga 14.1 milionë lekë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, me një rritje prej 67.6%.

Edhe gushti ka shënuar një performancë të konsiderueshme, me 29 milionë lekë të ardhura nga qiradhënia, kundrejt 19.1 milionë lekëve në gusht 2025. Mesatarisht, AAPSK ka arkëtuar rreth 22.5 milionë lekë në muaj gjatë periudhës janar–tetor 2026, nga rreth 18 milionë lekë në muaj një vit më parë.

Të ardhurat e siguruara nga administrimi dhe dhënia me qira e këtyre pasurive kanë rëndësi edhe për destinacionin e fondeve. Ato krijojnë mundësi për mbështetjen dhe fuqizimin e institucioneve ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe për financimin e projekteve të ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara. Nëpërmjet këtyre projekteve, prona dhe asete që më parë kanë qenë të lidhura me veprimtari kriminale synohet të vihen në shërbim të komuniteteve, duke gjeneruar përfitime konkrete për interesin publik. Rezultatet e dhjetëmujorit tregojnë një rritje të të ardhurave nga shfrytëzimi ekonomik i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara, të cilat përtej administrimit financiar mund të shndërrohen në burime për financimin e nismave me interes publik.

The post 225 milionë lekë nga qiratë e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara appeared first on Fast News Economy.

FMN: Shqipëria me 13968 dollarë PBB për frymë
Shqipëria renditet në vendin e 39-të mes 48 ekonomive europiane për Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) për frymë në vitin 2026, me një vlerë të parashikuar prej 13,968 dollarësh për banor. Të dhënat tregojnë se ekonomia shqiptare vijon të pozicionohet në pjesën e poshtme të renditjes europiane, ndërsa mbetet pas Serbisë dhe Malit të Zi, por para disa vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Sipas klasifikimit të publikuar nga Visual Capitalist, bazuar në projeksionet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Serbia renditet e 37-ta me 17,126 dollarë për frymë, ndërsa Mali i Zi në vendin e 38-të me 16,211 dollarë. Diferenca e Shqipërisë me këto dy vende është përkatësisht 3,158 dhe 2,243 dollarë për banor. Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut pozicionohet e 41-ta me 11,762 dollarë, Bosnjë-Hercegovina e 43-ta me 10,845 dollarë dhe Kosova e 46-ta me 8,902 dollarë për frymë. Renditja përfshin 48 ekonomi europiane dhe bazohet në raportin World Economic Outlook të FMN-së, të përditësuar në tetor 2026. Shifrat përfaqësojnë projeksione për vitin 2026 dhe matin PBB-në nominale për frymë në dollarë amerikanë, me çmime korrente dhe sipas kursit të këmbimit të tregut.

Në krye të klasifikimit qëndron Lihtenshtajni me 230,417 dollarë për frymë, i ndjekur nga Luksemburgu me 155,733 dollarë. Gjashtë vende europiane pritet të kalojnë kufirin e 100 mijë dollarëve për banor, ku përfshihen edhe Irlanda me 127,837 dollarë, Zvicra me 124,478 dollarë, Norvegjia me 115,188 dollarë dhe Islanda me 107,464 dollarë. Ndërkohë, Gjermania, ekonomia më e madhe e Europës për nga prodhimi i përgjithshëm, renditet e 12-ta me 65,699 dollarë për frymë. Britania e Madhe pozicionohet e 14-ta me 61,108 dollarë, ndërsa Franca e 18-ta me 51,448 dollarë. Në fund të listës ndodhet Ukraina me 7,075 dollarë për frymë. Një PBB e lartë për frymë nuk nënkupton automatikisht të ardhura dhe mirëqenie më të lartë për të gjithë qytetarët. Në ekonomitë e vogla si Luksemburgu dhe Lihtenshtajni, treguesi ndikohet edhe nga numri i madh i punonjësve që jetojnë në vendet fqinje, por punojnë brenda kufijve të tyre. Kontributi i këtyre punonjësve llogaritet në prodhimin ekonomik të vendit ku ushtrojnë aktivitetin, ndërsa ata nuk përfshihen në popullsinë rezidente mbi të cilën llogaritet PBB-ja për frymë. Një tjetër rast specifik është Irlanda, ku PBB-ja për frymë ndikohet ndjeshëm nga aktiviteti i kompanive shumëkombëshe, përfshirë pronësinë intelektuale dhe qiradhënien e avionëve. Për të pasqyruar më mirë të ardhurat që lidhen me ekonominë vendase, Irlanda përdor edhe treguesin e të ardhurave kombëtare bruto të modifikuara, i cili eliminon disa prej shtrembërimeve që krijon aktiviteti i kompanive ndërkombëtare.

Për më tepër, PBB-ja nominale për frymë nuk merr parasysh ndryshimet në koston e jetesës mes vendeve. Një shumë e njëjtë parash mund të sigurojë nivele të ndryshme konsumi në varësi të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve. Për këtë arsye, në krahasimet ndërkombëtare përdoret edhe PBB-ja për frymë e përshtatur sipas paritetit të fuqisë blerëse (PPP), e cila reflekton më mirë ndryshimet në fuqinë blerëse të popullsisë. Kështu, renditja e vitit 2026 tregon diferencat në prodhimin ekonomik nominal për banor, por nuk përbën një matës të drejtpërdrejtë të të ardhurave apo standardit të jetesës së familjeve.

Screenshot

The post FMN: Shqipëria me 13968 dollarë PBB për frymë appeared first on Fast News Economy.

Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon
Nga Bekim Besimi

Kur një investitor industrial mat vendet e Ballkanit me njëri-tjetrin, pyet për pagat, për taksat dhe për largësinë nga porti. Fatura e energjisë vjen zakonisht në fund të listës, si një zë që supozohet i ngjashëm kudo. Supozimi është i gabuar, dhe gabimi i kushton më shumë Shqipërisë sesa kujtdo tjetër.

Në gjysmën e parë të vitit 2026, sipas Eurostatit, një biznes i mesëm në Shqipëri pagoi 13.37 cent për kilovatorë, pa TVSH. Matja vlen për konsumatorët jo-familjarë me konsum vjetor nga 500 deri në 2,000 megavatorë, kategoria ku bie pjesa më e madhe e industrisë së lehtë, e përpunimit ushqimor dhe e shërbimeve të mëdha. Mesatarja e Bashkimit Evropian për të njëjtën kategori ishte 18 cent. Shqipëria qëndron 26 për qind më poshtë.

Një fabrikë që harxhon 1,000 megavatorë në vit paguan 133,700 euro në Shqipëri dhe 180,000 euro në një vend mesatar të Unionit. Në Itali, partnerin kryesor tregtar të Shqipërisë, e njëjta fabrikë paguan 225,300 euro. Të njëjtat makineri, me të njëjtin konsum, kushtojnë 91,600 euro më pak në vit në bregun lindor të Adriatikut.

Italia, me 22.53 cent, është e treta më e shtrenjtë në Union, pas Irlandës me 26.66 dhe Qipros me 23.06. Biznesi irlandez paguan gati dyfishin e atij shqiptar. Shqipëria paguan afërsisht sa Danimarka, Spanja dhe Portugalia, tri ekonomi që Eurostati i rendit ndër më të lirat e BE-së për energjinë e biznesit. Më poshtë në Union janë vetëm Suedia me 11.77 cent dhe Finlanda me 9.28.

Asnjë vend i BE-së në Ballkan nuk i ofron biznesit energji më të lirë se Shqipëria. Rumania, me 18.54 cent, e ka kaluar mesataren e Unionit dhe është 28 për qind më e shtrenjtë. Greqia paguan rreth 17 cent, afërsisht një të pestën më shumë. Kroacia është në 16.10 dhe Sllovenia në 14.63. Edhe Bullgaria, prej vitesh adresa e energjisë së lirë në BE, sot paguan 14.52 cent, mbi një cent më shumë se Shqipëria.

Shqipëria del më e lirë edhe se Serbia, ekonomia më e madhe e Ballkanit Perëndimor dhe rivalja kryesore për investimet industriale në rajon. Biznesi serb paguan 15.28 cent. Diferenca prej gati dy centësh i kushton fabrikës së shembullit tonë 19,100 euro në vit.

Më lirë se Shqipëria në gjithë gadishullin janë vetëm tri vende: Bosnja dhe Hercegovina me 11.86 cent, Maqedonia e Veriut me 11.83 dhe Mali i Zi me 8.92. Nga dhjetë vendet e Ballkanit për të cilat Eurostati ka të dhëna, gjashtë paguajnë më shumë se Shqipëria, dhe ndër to janë të gjitha ekonomitë e mëdha të rajonit.

Kosova mungon në statistikën e këtij gjashtëmujori. Që nga qershori 2025, bizneset kosovare me mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim blejnë energji në treg të hapur. Një prodhues nga Prizreni bëri publike këtë nëntor faturën e fabrikës së tij: 157,884 euro për 505,974 kilovatorë. Pa TVSH, çmimi del 28.89 cent, mbi dyfishin e atij shqiptar. Shifra vjen nga një faturë e vetme dhe jo nga një mesatare kombëtare, por është ajo që fabrika pagoi atë muaj.

Në Bullgari, energjia për biznesin u shtrenjtua 14.2 për qind brenda dymbëdhjetë muajsh. Në Rumani, rreth 7.9 për qind në euro. Mesatarja e BE-së ra 5.4 për qind dhe mbetet ende 4.6 cent mbi Shqipërinë.

Shqipëria e prodhon energjinë elektrike pothuajse tërësisht nga uji. Për një eksportues që shet në Evropë, ku blerësit pyesin gjithnjë e më shpesh me çfarë energjie është prodhuar malli, kjo është një kartë që pak vende të rajonit e mbajnë në dorë.

Nga të gjitha kostot e një fabrike, energjia është ndër të paktat që një investitor mund ta llogarisë përpara se të vijë. Sot ajo llogari del në favor të Shqipërisë: një çerek më lirë se Evropa, më lirë se çdo anëtar i BE-së në Ballkan, më lirë se Serbia.

Avantazhi ekziston. I mungon vetëm reklama.

The post Avantazhi që Shqipëria nuk e reklamon appeared first on Fast News Economy.

Pagat 7100 euro, Luksemburgu hap dyert për të huajt, ja cilët janë 5 sektorët
Luksemburgu po synon të tërheqë profesionistë të kualifikuar nga jashtë vendit, për të plotësuar nevojat në disa prej sektorëve më të avancuar të ekonomisë, ku përfshihen teknologjia hapësinore, inteligjenca artificiale, teknologjitë shëndetësore, ekonomia digjitale dhe teknologjitë e gjelbra. Krahas mundësive të reja të punësimit, vendi ofron edhe nivelin më të lartë të pagave mesatare në Bashkimin Europian, me rreth 7,133 euro bruto në muaj. Tradicionalisht i njohur si një qendër ndërkombëtare e shërbimeve financiare, bankave dhe fondeve të investimit, Luksemburgu ka zgjeruar ndjeshëm ekonominë e tij drejt industrive inovative. Ky diversifikim ka rritur kërkesën për specialistë të kualifikuar, ndërsa për profesionet ku ka mungesë të fuqisë punëtore janë parashikuar edhe procedura të përshpejtuara për rekrutimin e punonjësve të huaj.

Një prej sektorëve me potencialin më të madh është industria hapësinore. Në vend operojnë mbi 80 kompani dhe qendra kërkimore, përfshirë kompaninë satelitore SES, e cila ka rreth 600 punonjës në selinë e saj në Luksemburg. Zhvillimi i këtij ekosistemi krijon mundësi për inxhinierë, programues, specialistë të teknologjisë satelitore dhe kërkues shkencorë. Edhe sektori i teknologjive shëndetësore po zgjerohet me ritme të shpejta. Në Luksemburg janë të pranishme rreth 130 kompani healthtech, ndërsa punësimi në këtë industri është rritur me më shumë se 30% gjatë pesë viteve të fundit. Fushat ku përqendrohet aktiviteti përfshijnë mjekësinë e personalizuar, pajisjet mjekësore, diagnostikimin dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në shërbimet shëndetësore.

Inteligjenca artificiale përbën një tjetër prioritet të investimeve. Përmes projektit Luxembourg AI Factory dhe superkompjuterit MeluXina, vendi po zhvillon kapacitete për përpunimin e avancuar të të dhënave dhe krijimin e zgjidhjeve të reja teknologjike. Kjo rrit kërkesën për inxhinierë të inteligjencës artificiale, specialistë të të dhënave dhe ekspertë të automatizimit. Ndërkohë, zhvillimi i fintech, sigurisë kibernetike dhe infrastrukturës digjitale po forcon pozicionin e Luksemburgut në ekonominë digjitale. Vendi renditet ndër shtetet europiane me përqendrimin më të lartë të specialistëve të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Mundësi të reja po krijohen edhe në ekonominë e gjelbër. Rreth 500 kompani dhe ofrues teknologjish operojnë në fusha si eficienca energjetike, riciklimi, ekonomia qarkulluese dhe teknologjitë e pastra, duke rritur nevojën për inxhinierë mjedisorë dhe ekspertë të qëndrueshmërisë.

Përveç zgjerimit të tregut të punës, një prej avantazheve kryesore të Luksemburgut mbetet niveli i pagave. Sipas të dhënave të Eurostat, të publikuara më 6 nëntor, paga mesatare vjetore e përshtatur për punësimin me kohë të plotë arrin në 85,600 euro. Kjo përkthehet në rreth 7,133 euro bruto në muaj, duke e pozicionuar vendin në krye të Bashkimit Europian.

Kjo shifër përfaqëson një mesatare statistikore dhe jo pagën që përfitohet nga çdo punonjës. Të ardhurat ndryshojnë në varësi të profesionit, përvojës dhe sektorit, ndërsa shuma është bruto, përpara zbritjes së tatimeve dhe kontributeve. Gjithashtu, niveli i lartë i pagave duhet vlerësuar në raport me koston e jetesës, veçanërisht shpenzimet për strehimin.

Zhvillimet në këta sektorë mund të krijojnë mundësi edhe për profesionistët shqiptarë me kualifikime në teknologji, inxhinieri, shkenca mjekësore dhe mjedis. Për shtetasit jashtë Bashkimit Europian, përfshirë shqiptarët, punësimi kërkon plotësimin e procedurave përkatëse të autorizimit të punës dhe qëndrimit.

Për profesionet e identifikuara si me mungesë fuqie punëtore, procedurat e përshpejtuara të rekrutimit mund të lehtësojnë punësimin e specialistëve nga jashtë vendit.

The post Pagat 7100 euro, Luksemburgu hap dyert për të huajt, ja cilët janë 5 sektorët appeared first on Fast News Economy.

Doganat në rekord historik, 207 miliardë lekë të ardhura në 10 muaj
Të ardhurat doganore arrijnë në 207 miliardë lekë në 10-mujorin e 2026 – Rritje me 7.6 miliardë lekë, pavarësisht efektit negativ të kursit të këmbimit

Administrata Doganore ka arkëtuar 207 miliardë lekë të ardhura gjatë periudhës janar-tetor 2026, duke shënuar një rritje prej 7.6 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të publikuara nga Doganat, ky është 10-mujori me performancën më të mirë në historinë e administratës doganore shqiptare, me një rritje të të ardhurave që tejkalon edhe nivelin e rritjes ekonomike.

Megjithatë, rezultati është arritur pavarësisht ndikimit negativ të kursit të këmbimit, i cili ka reduktuar të ardhurat e arkëtuara me rreth 6.3 miliardë lekë.

Efekti është shkaktuar kryesisht nga zhvlerësimi i dollarit amerikan me 8.2% dhe i euros me 3.2%, duke ndikuar në vlerën e detyrimeve doganore të llogaritura në lekë.

Administrata Doganore thekson se mbetet e angazhuar për realizimin e planit të të ardhurave, si dhe për mbështetjen e tregtisë së hapur dhe të drejtë, në përputhje me politikat tregtare dhe zhvillimin e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

Në fokus mbetet gjithashtu garantimi i sigurisë përgjatë gjithë zinxhirit tregtar dhe zbatimi i politikave që ndikojnë në lehtësimin dhe administrimin e tregtisë.

The post Doganat në rekord historik, 207 miliardë lekë të ardhura në 10 muaj appeared first on Fast News Economy.

PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar mobilizimin e strukturave të Partisë Socialiste në të gjithë territorin, duke theksuar nevojën për një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe përqendrim te shqetësimet e tyre. Gjatë Asamblesë së PS-së, Rama deklaroi se mandati i marrë nga socialistët nuk duhet të shihet thjesht si një mandat katërvjeçar, por si një përgjegjësi që kërkon dëgjim të vazhdueshëm të qytetarëve.

“Një mandat si ky nuk është një mandat katërvjeçar i radhës. Një mandat si ky është një mision i ngarkuar nga një popull i tërë”, u shpreh Rama.

Ai kërkoi që socialistët të zhvillojnë takime në çdo lagje dhe fshat, duke komunikuar edhe me qytetarët që nuk e kanë mbështetur Partinë Socialiste. Kryeministri theksoi se shumica qeverisëse duhet të jetë e gatshme të japë shpjegime dhe të dëgjojë kritikat, pavarësisht rezultatit elektoral. Sipas tij, përparimi i vendit drejt Bashkimit Europian nuk duhet të largojë vëmendjen nga problemet e përditshme të qytetarëve.

The post PS në terren, Rama kërkon komunikim me qytetarët: Në çdo lagje dhe fshat appeared first on Fast News Economy.

Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj
Kryeministri Edi Rama ka propozuar zhvillimin e një debati kombëtar deri më 9 maj, me fokus të ardhmen ekonomike të Shqipërisë, modelin e zhvillimit dhe politikat që duhet të ndiqen për të rritur mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se vendi duhet të diskutojë përtej përplasjeve politike dhe protestave, duke u përqendruar te zgjedhjet ekonomike që do të përcaktojnë zhvillimin në vitet e ardhshme.

“Debati për Shqipërinë është ky: duhet të diskutojmë nga sot deri në 9 maj që të merremi vesh, ore çfarë Shqipërie duam”, u shpreh kryeministri. Ai theksoi se një prej çështjeve kryesore të diskutimit duhet të jetë raporti mes investimeve, krijimit të pasurisë dhe rishpërndarjes së saj.

Sipas Ramës, Shqipëria ka nevojë për më shumë investime dhe sipërmarrje për të zgjeruar ekonominë dhe për të krijuar hapësira për politika më të mëdha sociale. Kryeministri argumentoi se rishpërndarja nuk mund të mbështetet te varfëria, por te pasuria e krijuar përmes zhvillimit ekonomik.

The post Çfarë Shqipërie duam? Rama propozon debat kombëtar deri më 9 maj appeared first on Fast News Economy.