Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përpara pak minutash nismën më të re të qeverisë.
Bëhet fjalë për një amnisti fiskale.
“Tani jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri t’ia cojmë parlamentit të hapur për kosultime me të gjitha grupet e interesit që brenda muajit maj parlamenti ta miratojë. Fjala është për Amnistinë Fiskale, e domosdoshme pasi për 30 vjet me rradhë ne e dimë shumë mirë që qindra mijëra qytetarë në emigracion kaë punuar punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime pa mundur ti depozitojnë të gjitha në banka duke vazhduar dhe me një shumicë dërrmuese në Shqipëri që si rezultat i një transformimi mes individit dhe sistemit, kanë kursime që janë të interesuar ti depozitojnë nëpër banka dhe po ashtu kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruara. Do jetë një amnisti gjithpërfshirëse për të lehtësuar maksimalisht ata që jetojnë në emigracion dhe ata që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjecare për të formalizuar paranë jo formale. Amnistia ndalon riciklimin e të ardhurave nga pasuritë kriminale.
Përjashtohen të gjithë politikanët, zyrtarët e lartë së bashku me rrethin familjar dhe të gjithë ata që militojnë në radhët e policisë, prokurorëve dhe në rangjet e larta të administratës. Çdo qytetar që ka një pasaportë shqiptare mund të përfitojë nëse nuk është në kategoritë përjashtuese”, tha kryeministri gjatë fjalës së tij.