Kryedemokrati Lulzim Basha, ishe sot i pranishëm për një takim me qytetarët në Paskuqan, e cilësuar si një prej zonave më të varfëra të Tiranës.
Nga atje Basha ftoi qytetarët që të bashkohen në protestën 16 marsit , për largimin e qeverisë, e cila varfëroi dhe përçau shqiptarët.
Basha u takua me qytetarë dhe biznese të zonës, ndërsa premtoi uljen e taksave, si edhe theksoi se kur ai të vijë në pushtet do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.
“Ne e kemi planin uljen e çmimit të naftës me 30 leë, uljen e taksës për biznesin e vogël me 0.5 % xhiro në vit dhe asnjë taksë tjetër as lokale dhe as qëndrore. Do heqim taksën e rrugës së Kombit, patjetër”, tha Basha.
Kujtojmë se në datën 16 mars, të shtunën e ardhshme “Opozita e Bashkuar” ka planifikuar protestën e rradhës, e cila sipas tyre do të jetë në përmast e protestës së parë.