Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dhuna do ndëshkohet, Rama paralajmëron masa për koston e jetesës: Do t’i bëjmë të ditura së shpejti

nga Fast News
1 minute më parë
në Aktualitet
0
Dhuna do ndëshkohet, Rama paralajmëron masa për koston e jetesës: Do t’i bëjmë të ditura së shpejti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria po punon për një paketë masash në përgjigje të shqetësimeve të qytetarëve për rritjen e kostos së jetesës, strehimin dhe nevojën për më shumë mbështetje sociale. Në një deklaratë për shtyp së bashku me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, Rama tha se masat do të bëhen të ditura së shpejti.

Kreu i qeverisë theksoi se kërkesat e protestuesve janë në fokus të ekzekutivit, duke u shprehur i gatshëm për dialog me ata që kërkojnë të paraqesin shqetësimet dhe propozimet e tyre. Sipas Ramës, institucionet janë të hapura për të dëgjuar qytetarët, ndërsa këmbëngulja në protestë, kur qeveria shpreh gatishmëri për dialog, sipas tij, humbet kuptimin.

Megjithatë, Rama bëri dallimin mes të drejtës për të protestuar dhe ushtrimit të dhunës, duke paralajmëruar masa ndaj personave që shkaktojnë akte dhune, si dhe ndaj atyre që, sipas tij, i promovojnë apo i nxisin ato.

“Liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme, dhuna është një krim i ndëshkueshëm”, u shpreh kryeministri.

Ai nënvizoi se qeveria po punon në dy drejtime: adresimin e nevojave të qytetarëve përballë shtrenjtimit të jetesës dhe garantimin e rendit e të sigurisë publike. Rama përmendi gjithashtu çështjen e kostove të strehimit në Tiranë, rishpërndarjen dhe barazinë sociale si fusha ku nevojitet më shumë mbështetje.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Duke iu referuar episodeve të dhunës gjatë protestave, kryeministri paralajmëroi se reagimi i shtetit do të vijojë dhe se personat përgjegjës do të përballen me pasoja penale, ndërsa për ata që i propagandojnë aktet e dhunshme përmendi edhe përgjegjësi financiare.

 

Pjesë nga reagimi i kryeministrit:

“Çdo protestë për t’u dëgjuar bëhet problem kur qeveria, kur autoritetet, kur institucionet nuk duan të dëgjojnë. Ndërsa kur institucionet, qeveria, autoritetet thonë që ne jemi këtu, jemi gati t’ju dëgjojmë, jemi gati të dialogojmë, jemi gati të kuptohemi dhe të mirëkuptohemi, atëherë këmbëngulja në protestë është pa sens, nëse është ky qëllimi i saj. Ndërsa liria për të protestuar është një e drejtë e pamohueshme, dhuna është një krim i ndëshkueshëm.  Dhe kjo është dhe arsyeja pse ne jemi duke punuar në të dyja drejtimet, për të adresuar ato që ne i shohim si momente të rëndësishme psikologjike dhe nevoja imediate të njerëzive për të pasur një dorë mbështetje në kushtet e shtrenjtimit të jetesës, po e përgjithësoj në këtë fjali, dhe nga ana tjetër sigurisht garantimin e sigurisë, të rendit, të qetësisë duke marrë masa kundër dhunuesve, duke marrë masa kundër anarkisë, duke marrë masa kundër idesë se unë jam i lirë të protestoj dhe në emër të kësaj lirie mund t’ia marr të gjithë të tjerëve lirinë për të qarkulluar, lirinë për të punuar, lirinë për të jetuar, lirinë për të çuar fëmijët në shkollë, e kështu me radhë. Në anën e asaj pjese, padiskutim të respektueshme dhe të respektuar të shoqërisë që kërkon më shumë mbështetje, kërkon më shumë meritë në shkallën e promovimit të aftësive, kërkon më shumë mundësi për t’u strehuar, pa ju marrë krejt fryma nga kostoja e strehimit në Tiranë, që kërkon më shumë rishpërndarje dhe le të themi barazi sociale, – ne jemi absolutisht të fokusuar dhe së shpejti do të bëjmë me dije dhe cilat do të jenë masat që do të marrim. Nevoja e asaj pjesës së shoqërisë që ka nevojë për një qasje më agresive të Qeverisë ndaj shtrenjtimit të kostove të jetesës, janë fokusi absolut i imi dhe i Qeverisë. Do të ishte ende më mirë që të kishim një dialog me ata që duan t’i artikulojnë këto nevoja dhe idetë e tyre sesi mund të afresohen këto nevoja. Ne do të prezantojmë dita ditës atë që është reflektimi ynë i përditshëm për këtë që po përpiqet të na thotë një pjesë e shoqërisë. Ndërkohë që të gjithë ata që i bëjnë jehonë dhunës, apo ushtrojnë dhunë, duhet të kuptojnë se aq sa ishte intensiv terrori urban, aq do të jetë e zgjatur dhe këmbëngulëse ajo që vjen nga ana e shtetit. Kush mendon se gjunjëzon shtetin, bën kalkulimin më të gabuar. Kush mendon se duke u fshehur nën maskën e studentit mund të sjellë këtu terrorin urban të ANTIFA-s dhe të bëjë punën e atyre që e duan Shqipërinë të përçarë nga ana fetare dhe e duan të ndarë nga historia e saj e lavdishme e tolerancës e mirëkuptimit, duhet ta ketë të qartë që do të paguajë në të gjitha format, si penale për ushtruesit e drejtpërdrejtë të saj, ashtu edhe financiare për hymnizuesit dhe propaganduesit e saj”

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Kredia studentore, aplikimet deri më 4 nëntor përmes e-Albania

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Dhuna do ndëshkohet, Rama paralajmëron masa për koston e jetesës: Do t’i bëjmë të ditura së shpejti

Dhuna do ndëshkohet, Rama paralajmëron masa për koston e jetesës: Do t’i bëjmë të ditura së shpejti

nga Fast News
14:48 | 24/10/2026
0

Kredia studentore, aplikimet deri më 4 nëntor përmes e-Albania

Kredia studentore, aplikimet deri më 4 nëntor përmes e-Albania

nga Fast News
14:41 | 24/10/2026
0

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

Ndryshon ora këtë fundjavë, akrepat kthehen 60 minuta pas

nga Fast News
09:50 | 24/10/2026
0

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

Varësia nga puna, 3 shenjat që nuk duhet të injoroni

nga Fast News
09:27 | 24/10/2026
0

Recent News

Dhuna do ndëshkohet, Rama paralajmëron masa për koston e jetesës: Do t’i bëjmë të ditura së shpejti

Dhuna do ndëshkohet, Rama paralajmëron masa për koston e jetesës: Do t’i bëjmë të ditura së shpejti

14:48 | 24/10/2026
Kredia studentore, aplikimet deri më 4 nëntor përmes e-Albania

Kredia studentore, aplikimet deri më 4 nëntor përmes e-Albania

14:41 | 24/10/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora