Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ka sqaruar nëpërmjet një njoftimi zyrtar sesi duhet aplikuar për pagesën e papunësisë apo ndihmën ekonomike për të gjithë personat që përfitojnë nga fondi që ka vënë qeveria në dispozicion për periudhën e krizës që ka përfshirë Shqipërinë për shkak të pandemisë së koronavirusit.
NJOFTIMI I PLOTE I MINISTRES ANILA DENAJ
Në ndihmë të Qytetarëve dhe Bizneseve
Fillojnë aplikimet për pagesën e papunësisë në kohën e COVID-19
Ftojmë qytetarët dhe subjektet të përcjellin kërkesën për të përfituar ndihmën ekonomike sa dyfishi pagesës standard të papunësisë, pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Kërkesa bëhet në mënyrë elektronike ose përmes postës në adresë të Agjencia Kombetare e Punesimit dhe Aftesive
Procedurat e mëtejeshme dhe kriteret e aplikimit gjenden në linkun e mëposhtëm
https://bit.ly/2JzMv7B
Të gjithë bashkë në luftën kundër COVID19
#QëndronëShtëpi.
Nëpërmjet urdhërit “Për mënyrën e procedimit të ofrimit të shërbimeve të punësimit dhe pagesës së papunësisë gjatë periudhës së gjendjes fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19” përcaktohet se:
- Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, tё gjithё punёkёrkuesit e papunё qё kanё qёnё tё rregjistruar deri nё datёn 10 Mars dhe qё janё aktualisht pёrfitues tё pagesёs sё papunёsisё, nuk do tё paraqiten nё sportelet e zyrёs sё punёsimit, por kёto shёrbime do t’i marrin online nga zyrat pёrkatёse.
- Pёrjashtimisht, gjatё situatёs sё COVID 19, qytetarёt qё duan tё pёrfitojnё nga skema e pagesёs sё papunёsisё dhe tё cilёt kanё ndёrprerё marёdhёniet e punёs pas datёs 10 Mars, mund tё aplikojnё pranё zyrave tё Punёs nëpërmjet komunikimit në distancë (nёpёrmjet postёs elektronike ose postё).
- Tё drejtёn pёr tё aplikuar e kanё individёt ose subjektet qё kanë liruar punonjësit nga pozicioni i punës, pёr t’i ardhur nё ndihmё qytetarёve pёr lehtёsimin e dokumentacionit e procedurave.
- Në rast se aplikuesi është subjekt, ai duhet të paraqesë pranë zyrёs pёrkatёse tё punёsimit listёn e personave që rezultojnë tё papunё pёr shkak tё situatёs sё COVID 19, duke marrё njё autorizimin (pёr pёrdorimin e tё dhёnave) pёr secilin prej tyre si mё poshtё: Emёr dhe mbiemёr; numёr kontakti pёr çdo person; ID –nr personal pёr cdo punonjёs; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё cdo punonjësi, bankёn ku ka llogari bankare.
- Në rast se aplikuesi ёshtё individ, aplikimi bëhet nё zyrat e punёs pёr tё pёrfituar pagesёn e papunёsisё dhe paraqiten dokumentat e mёposhtёm nёpёrmjet postёs elektronike: Emёr, mbiemёr; ID – nr personal; Numёr kontakti; Emri i punёdhёnёsit, nr tel/email; datёn e fundit të pagesës së sigurimeve shoqёrore; numrin e llogarisё tё secilit dhe bankёn ku ka llogari bankare.