Në aksidentin që ndodhi në Gjilan para disa orëve deri më tani një person ka vdekur, derisa raportohet për disa të lënduar.
Këtë gjë e ka bërë të ditur për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka theksuar se aktualisht nga aksidenti i rëndë në Gjilan ku u përfshinë disa vetura dhe një kamion është vetëm një i vdekur dhe 10 të lënduar.
“Sot me 07 mars 2019 rreth orës 14:05 ka ndodhur një Aksident trafiku në qendër te qytetit të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës dhe sipas hetimeve të para dysho se një kamion transportues dyshohet për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbë kontrollin mbi mjetin transportues duke goditur disa vetura. Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes ka mbi dhjet persona të lënduar të cilët janë bart urgjent në qendrën emergjente këtu në Gjilan”, ka thënë Hashani.
Përkundër përpjekjeve të mjekëve, Hashani ka thënë që një person ka ndërruar jetë, si pasoj e lëndimeve të marra gjatë aksidentit.
“Edhe për kundër përpjekjeve të mjekëve një person ka ndrru jetë si pasoj e lëndimeve të marra në aksident.
Policia e Kosovës e ka ndalë vozitësin e mjetit dhe bashkudhëtarin e tije që të dy shqiptar shtetas të Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës, njësitet e Zjarrfikësve, Prokurori i shtetit dhe shërbimet e Komunës”, ka thënë tutje ai.
Burimi: Zeri