Sot policia ka finalizuar me sukses një operacion, ku është goditur skema e pastimit të parave të dy vllezërve. Policia e Tiranës ka sekuestruar nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura të rrjedhura nga aktiviteti kriminal.
Të gjitha pronat e patundshme të sekuestruara kapin vlerën e 2,2 milionë eurove.
Ndërkohë, ka nisur procedimi penal për akuzën “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për shtetasit A.G., 44 vjeç dhe A.G., 47 vjeç.
“Ekzekutimi i urdhrit të Gjykatës për sekuestrimin e pasurive të dy vëllezërve erdhi pas një hetimi disamujor, prej të cilit u zbulua se pronat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i tyre”, njofton policia.