Tubimi i rradhës i opozitës është parashikuar në datën 5 mars, por Policia e Tiranës i është përgjigjur negativisht kërkesës, pasi sipas saj, tubimi është i paligjshëm.
Sipas drejtorit të policisë së Tiranës, gjatë protestave të fundit ka pasur disa shkelje ndaj dhe nuk lejohet tubimi i datës 5 mars sepse cenon institucionin e sigurisë së veçantë, madje rrezikon edhe jetën e deputetëve të parlamentit.
Për këtë policia i kërkon opozitës të caktojë një vend tjetër për protestën e saj jo në afërsi të Parlamentit. Por, pavarësisht refuzimit për tubim të paligjshëm, burimet pranë policisë thanë se do të merren masat e nevojshme të sigurisë. Në dy protestat e fundit më shumë se 1000 efektivë policie ishin në gadishmëri për mbarvajtjen e qetë të protestës.
Kujtojmë se edhe në prootestën e parë të protestës së “Opozitës së Bashkuar”, policia i ka refuzuar lejen, por gjithsesi tubmi ka vazhduar.