Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Aviacioni në Shqipëri, rritje me 18.3% në 2026/ Karakaçi: Rinasit mbi 13.5 milionë pasagjerë

nga Fast News
4 minutes më parë
në Aktualitet
0
Aviacioni në Shqipëri, rritje me 18.3% në 2026/ Karakaçi: Rinasit mbi 13.5 milionë pasagjerë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Trafiku ajror në Shqipëri pritet të vijojë rritjen edhe gjatë vitit 2026, me një zgjerim të parashikuar prej 18.3% krahasuar me një vit më parë. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, deklaroi se aeroporti i Rinasit pritet të përpunojë mbi 13.5 milionë pasagjerë deri në fund të vitit, ndërsa një prej operatorëve më të rëndësishëm low-cost ka njoftuar shtimin e linjave ajrore dhe zgjerimin e flotës.

Gjatë një vizite në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”, Karakaçi e konsideroi zgjerimin e aktivitetit të kompanive ajrore një sinjal pozitiv për sektorin e aviacionit në vend. Sipas ministrit, rritja e trafikut ajror lidhet me politikat e liberalizimit të tregut dhe masat e ndërmarra ndër vite, duke veçuar uljen e tarifës për pasagjerët nga 10 euro në 1 euro.

“Tarifa për pasagjerët është aktualisht ndër më të ulëtat në rajon dhe në Europë. Të gjitha këto kanë bërë të mundur që aeroporti i Rinasit të jetë më i madhi në rajon”, u shpreh Karakaçi.

Ministri theksoi se Shqipëria ka tejkaluar ndjeshëm nivelet e trafikut ajror të vitit 2019, duke regjistruar më shumë se trefishin e pasagjerëve në raport me periudhën para pandemisë. Ai nënvizoi gjithashtu investimet e kryera nga Albcontrol, si në burimet njerëzore, ashtu edhe në teknologji, për të garantuar menaxhimin dhe navigimin e sigurt të trafikut ajror.

Karakaçi bëri të ditur se rritja e parashikuar e trafikut është realizuar pa incentiva financiare mbështetëse nga qeveria shqiptare, ndryshe nga praktikat e ndjekura në disa vende të tjera. Zgjerimi i linjave dhe flotës ajrore pritet të mbështesë më tej zhvillimin e aviacionit dhe lidhjen e Shqipërisë me destinacionet ndërkombëtare.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

Etiketa: aktualitet
Pas

Vaji i ullirit në krizë çmimesh, Spanja bllokon 188 mijë ton të prodhimit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Aviacioni në Shqipëri, rritje me 18.3% në 2026/ Karakaçi: Rinasit mbi 13.5 milionë pasagjerë

Aviacioni në Shqipëri, rritje me 18.3% në 2026/ Karakaçi: Rinasit mbi 13.5 milionë pasagjerë

nga Fast News
14:54 | 07/11/2026
0

Vaji i ullirit në krizë çmimesh, Spanja bllokon 188 mijë ton të prodhimit

Vaji i ullirit në krizë çmimesh, Spanja bllokon 188 mijë ton të prodhimit

nga Fast News
11:00 | 07/11/2026
0

BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, krijohet platforma e re për startup-et evropiane

BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, krijohet platforma e re për startup-et evropiane

nga Fast News
10:46 | 07/11/2026
0

Mbetjet e rrezikshme, projektvendimi i ri kërkon gjurmueshmëri nga krijimi deri në asgjësim

Mbetjet e rrezikshme, projektvendimi i ri kërkon gjurmueshmëri nga krijimi deri në asgjësim

nga Fast News
10:19 | 07/11/2026
0

Recent News

Aviacioni në Shqipëri, rritje me 18.3% në 2026/ Karakaçi: Rinasit mbi 13.5 milionë pasagjerë

Aviacioni në Shqipëri, rritje me 18.3% në 2026/ Karakaçi: Rinasit mbi 13.5 milionë pasagjerë

14:54 | 07/11/2026
Vaji i ullirit në krizë çmimesh, Spanja bllokon 188 mijë ton të prodhimit

Vaji i ullirit në krizë çmimesh, Spanja bllokon 188 mijë ton të prodhimit

11:00 | 07/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora