Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa mesazhe në celularët e qytetarëve ku shkruante masat që secili nga ne duhet të marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ky mesazh ka ardhur dhe në duart e reperit të njohur Arkimed Lushaj, që njihet me pseudonimin Stresi.
Ai nuk e ka pritur mirë këtë gjë, dhe i është kundërpërgjigjur menjëherë shefit të qeverisë.
“Po kë do përqafosh ti more skizofren. Bohu gati me ik se të erdhi ora, lej përqafimet e mashtrimet”, është shprehur Stresi.