Mjeku infeksionit i QSUT Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme, u shpreh se situata në Shqipëri është serioze.
Mjeku shtoi se aktualisht janë 23 veta të konfirmuar, 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë. Pipero theksoi se jemi në fillim, numrat do vijnë duke u shtuar.
“Situata është serioze. Tani që flasim janë 23 veta të konfirmuar, janë 7 pacientë të shtruar, gjendja e tyre është mesatarisht e rëndë. Nuk kanë nevojë për oksigjeno-terapi apo intubim. Disa prej tyre i mbajmë me oksigjeno-terapi, por kanë prekje të polmoneve. Ne e konsiderojmë serioze sepse eksperienca ne Kinë ne mjekët mund të flasim për ta pas ditës 8 ose 9. Ne përpiqemi të mbajmë në parametra optimal organet vitale. I kemi vënë në trajtim në protokollet më të mira të ,mundshme bazuar nga eksperienca e kolegeve. Ndërkohë, vijon gjurmimi i rasteve të reja. Ne jemi në fillim, numrat do vijnë duke u shtuar”, tha mjeku infeksionist.