Kina është dhe vendi i origjinës nga ku lindi koronavirusi.
Por pasi situata tashmë atje paraqitet më e qetë, ku dhe shpërthimi i pandemisë tashmë duket se ka marrë fund, nga ana tjetër ka ndodhur një paradoks.
Pasi numri i rasteve nga jashtë Azisë me koronavirus është rritur, Pekini ka vendosur të zbatojë një karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë që mbërrijnë në aeroportin e këtij kryeqyteti.
Ditën e martë, u raportuan 6 të prekur në Pekin, ku të gjitha erdhën nga jashtë, 5 nga Italia dhe një nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet vendase, do të kërkojnë një vetë-karantinim të plotë për dy javë për të gjithë personat që vinë nga jashtë, në shtëpi ose në një vend tjetër.
Ndërsa biznesmenët e huaj do të vendosen nëpër hotele të caktuara ku dhe do të testohen për koronavirusin dhe nuk do të dalin që aty derisa të verifikohen rezultatet e analizave.
Autoritetet gjithashtu kanë ngritur një qendër transporti në një qendër ekspozite afër aeroportit, duke vendosur një flotë të dedikuar makinash për të udhëzuar pasagjerët që vijnë në shtëpitë e tyre ose objektet e caktuara për vëzhgim mjekësor.