Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi tha se dyshon se ka më shumë raste më koronavirus në Shqipëri.
Murrizi tha se inshalla nuk del ndonjë mendje e ndritur që do thotë se shpiku vaksinë dhe këtu iku koronavirusi.
“Unë dyshoj që ka më tepër, por kultura jonë është për çdo 10 mijë kilometra i ndërrojmë filtrin makinës, por nuk kujdesemi për veten. Unë them që të zbatojnë protokollin që ka zbatuar OBSH-ja. Inshalla nuk na del ndonjë mendje e ndritur dhe na thotë që shpiku vaksinën dhe këtu iku koronavirusi”, tha deputeti në Ora News.